• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’na beson më njeri”/ Kadilli për situatën në PD: Çfarë pështyjmë, e lëpijmë. Ku janë ata deputetët që dje u rrahën dhe sot pajtohen?

by Java News
04/09/2023 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardh Kadilli teksa komentoi situatën në Partinë Demokratike tha se partia është në krizën e saj më të madhe, teksa shtoi se partisë nuk po i beson më njeri, pasi është zgjedhur praktika çfarë pështyjmë, e lëpijmë.

Ndërsa në lidhje me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ai tha se nuk e ka votuar, por megjithatë ai është kryetar i Partisë Demokratike zyrtare.

“Unë jam anëtar i PD-së dhe normal që jam ish-anëtar i Këshillit Kombëtar. U zgjodha sërish në vitin 2021 dhe në vazhdim PD zyrtare respekton statutin, si duket delegatët e kanë gjetur me vend të më votojnë. Unë s’kam marrë pjesë në asnjë nga aktivitetet e Rithemelimit.

Raportet e mia me politikën nuk përcaktohet nga forumet, por nga bindjet dhe objektivat politike që skam për ti ndryshuar ndonjëherë. Nëse PD ka një shans për tu rikthyer në alternativë është që Partia të jetë më e i madh se kryetari dhe jo kryetari të jetë më i madhe se Partia.

Bashën nuk e kam votuar, dhe PD atë ka kryetar është. Unë nuk jam noter i Bashës, faktet politike janë fakte politike. Jam anëtar i PD-së, respektoj forumet edhe kur jam dakord apo kur nuk jam dakord me forumet apo me kryetarin.

Tema më e rëndësishme janë cilat janë mesazhet e atij Kuvendi, e jo çfarë do bëjë Fatbardh Kadilli. Nuk jam për këto lloj mbrojtjesh për kryetarin, por mendoje se statuti i ri i demokracisë nuk jep siguri për hapësirat. Nuk peshohet politikani  respekton statutin, por nëse e çon partinë drejt fitores apo jo.

Nenet e statutit nuk më japin mua garanci, por kryetarit. Diskutimi i sotëm ishte nëse ky kuvend i Bashës dha ndonjë mesazh? Unë pashë shenja, por jo prova. Siç janë mbështetja e SPAK-ut, qëndrimi perëndimor etj. Këto janë të rëndësishme, këtu është thelbi nëse do ketë shpresë për një alternativë të re.

Vërejtja e tretë që kisha për Kuvendin është se kishte formatin e një Kuvendi elektoral. Kuvendi duhet të ishte një Kuvend Pune. Unë prisja debat. Jemi në krizën tonë më të thellë ndaj duhet të ishte një Kuvend Pune.

Amoraliteti politik nuk justifikohet. Çfarë pështyn e lëpin, ndaj nuk na beson njeri. Ne po çojmë në shtëpi e ndaj shqiptarët zgjedhin dajret e mazhorancës. Një opozitë që ka gërryer veten në këtë mënyrë nuk është opozitë.

Basha dha një shenjë, tani duhet të japë prova. Unë jap kontribut për PD-në dhe opozitën se po them të vërtetat. Ku janë ata deputetët që dje u rrahën dhe sot pajtohen?”, u shpreh Kadilli./m.j

Next Post
Vlora regjistron 1 milion turistë nga muaji prill deri në gusht

Vlora regjistron 1 milion turistë nga muaji prill deri në gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com