• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’mund të presim konsensusin e opozitës për të respektuar ligjin”/ Majko: Vota e emigrantëve është detyrim ligjor

by Java News
01/02/2021 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Shtetit për Diaspoën, Pandeli Majko, në seancën e sotme plenare është thirrur në një interepelancë nga deputetët e opozitës për votimin e emigrantëve.Majko tha se vota për emigrantët që në këto zgjedhje dhe është detyrim ligjor, dhe për respektimin e ligjit nuk mund të pretendohet konsensusi.

“Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për tu zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Nga strukturat përgjegjëse të ekzekutivit është plotësuar çdo angazhim ligjore.

Arsyetimi që vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se për të realizuar të drejtën e votës jashtë të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet “konsesusi” i partive politike është antiligjor.

Çfarë do të thotë që për të zbatuar ligjin duhet të kemi “konsesus” politik që ta zbatojmë atë?!  Imagjinoni që ky standard të përdorej për ligjet që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë pa “konsesusin” e opozitës. (!) Me këtë logjikë, duke qenë se partitë opozitare jashtë Kuvendit janë shprehur kundër  sistemit të ndryshuar zgjedhor i bie që zgjedhjet të mos realizohen (!)

Nga përfaqësues të Partisë Demokratike ka pasur komente se për realizimin e votimit jashtë vendit, një pengesë është edhe çështja e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit.

Informoj se kjo çështje ka qenë shqetësim në strukturat administrative në ministrinë përgjegjëse të brendshme dhe atë për politikën e jashtme.

Kujtoj, se në miratimin e legjislacionit për strukturat shtetërore të diasporës, në diskutimin e tyre në Komisionin e Politikës të Jashtme, nga përfaqësuesit e opozitës është kundërshtuar prerazi që këto struktura të merreshin qoftë edhe me kordinimin e rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit në funksion të procesit zgjedhor.  Procesi i regjistrimit të adresave jashtë vendit apo rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave është shqetësues. Ai në asnjë rast nuk mund të jetë justifikim për moszbatimin e ligjit për votimin jashtë vendit. Edhe për këtë arsye, ministria e brendshme e ka shtyrë afatin e përdorimit të dokumentave që duhen rinovuar deri në fund të prillit 2021. Emergjenca virusale dhe ndalimet e saj në vendet ku jetojnë komunitetet shqiptare padyshim që ka krijuar efektet dhe vështirësi të natyrshme.

Mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit, për arsye “rregjistrimi”është justifikim. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të funksionojë sistemi i aplikimit për të votuar. Aty mund të aplikohet si me pasaportën e vjetër ashtu edhe me kërkesën për qartësimin e adresave të fundit të shtetasve me banim jashtë vendit.

Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë.

Kush pret konsesus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit.  Shpresoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës! Ai është detyrim dhe jo cështje për diskutim”, tha Majko.

g.kosovari

Next Post
“S’po na e mbante më shpirti, ndihesha si e burgosur”/ Tea flet për herë të parë për lidhjen me Beartin: Ja si qëndron e vërteta me Andin

"S'po na e mbante më shpirti, ndihesha si e burgosur"/ Tea flet për herë të parë për lidhjen me Beartin: Ja si qëndron e vërteta me Andin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com