• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’më lidhin paratë dhe kontrata me Shqipërinë”/ Reja flet për problemin me golin dhe deshjen me Kazakistanin: Më pëlqen projekti

by Java News
14/11/2020 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të luajë me Kazakistanin ditën e  nesërme në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp përpara mediave ka dalë trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili është shprehur se do të jetë një ndeshje e vështirë, pro shton më tej se e njeh mirë kundërshtarin. Gjithashtu Reja flet edhe për skemën, problemin e golit, por edhe për kontratën e tij të Shqipëria.

Ndeshja me Kosovën- Sigurisht do të ketë vështirësi për formacionin. Unë i ka bërë zgjedhjet e  mia me lojtarë që kemi. Kemi grumbulluar Gjasulën, por kemi gati edhe Cikalleshin. Kam nxjerrë disa konkluzione nga miqësorja me Kosovën. Jam i kënaqur nga ajo që treguan debutuesit. Mora sinjalet e duhura, pasi siç e dimë po punojmë edhe për të ardhmen.

Problemi i golit- Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje.

Skema dhe formacioni- Nuk është aq kollaj të ndryshosh skemën. Kam nisur me këtë skemë dhe kam besim, pasi me ka dhënë rezultat në këto ndeshje. Kam disa lojtarë që kam krijuar besim. Është e rëndësishme të marrim dy fitore në ndeshjet e radhës. Lojtarët janë të motivuar. Pas këtyre dy ndeshjeve do shikojmë për skemën. Unë marr një 20 lojtarë zakonisht. Lojtarët që kam aktivizuar më kanë krijuar një lloj garancie. Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Doja fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por nuk ia dolëm. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kmeri luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta.

Kontrata- Kam një kontratë me Federatën. Dua të vazhdoj, por çdo trajner varet nga rezultatet. Kemi pasur probleme rrugës për shkak të pandemisë m, që na bllokoi. Jemi përpjekur për të bërë maksimumin e rezultateve. Sigurisht një trajner nga rezultatet mund të ketë vështirësi, por unë dua të vazhdoj. Nuk është çështja te paratë, por unë dua të vazhdoj me këtë projekt.

Mungesat- Ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa. Ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Ne mbrojtje kemi alternativa, në mesfushë jemi më ndryshe. Përveç dy ndeshjeve të fundit, ne e kemi pasur të lehtë të shkojmë te goli.

Presion– Nuk është problem presioni. Unë mendoj se duhet presioni, pasi pa të është e vështirë t’i vendosësh çunat në fushë. Kam lojtarë me eksperiencë që i njohin këto situata. Më vjen keq për pjesën e tifozëve që nuk do i kemi.

Sulmuesit ndaj Kosovës– Baja dhe Seferi bënë një paraqitje shumë të mirë, por janë lojtarë të ndryshëm. Tani kam 4 lojtarë që kanë të njëjtin nivel. Nuk kam vendosur ende për sa i përket sulmit ndeshjen e radhës. Unë i njoh shumë mirë dhe ata e dinë se çfarë kërkoj. Duhet të bëj zgjedhjet e duhura.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In