• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’më lë ai burgaxhiu të kthehem”/ I vëllai vrau për nderin e motrës, gjyshja: Njerka greke e la vajzën pa ngrënë, i ati i dënuar për prostitucion e futi në çmendinë!

by Java News
08/06/2022 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar në qytetin e Elbasanit. Ardit Hida vrau një 19-vjeçar, Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçi për nderin e së motrës 14-vjeçare.

24-vjeçari dhe gjyshja e tij akuzuan dy vëllezërit se prej afro dy vitesh e drogonin dhe e shfrytëzonin të miturën për prostitucion nëpër bodrume.

Por çfarë ka ndodhur sot 14-vjeçaren?

Gjatë një interviste për Gazetën Panorama, gjyshja e 14 vjeçare, Razmie Ibrahimi rrëfeu se ajo është larguar në mënyrë të paligjshme me xhaxhain e saj në Greqi, duke kaluar nëpër male.

E moshuara tregoi me lot në sy se mbesa e saj, minorene u strehua tek njerka greke, pasi i ati ndodhet në burg i dënuar për prostitucion dhe drogë. Por sipas njerka nuk e donte në shtëpi 14-vjeçaren dhe e dhunonte si edhe e linte pa ngrënë.

Gjyshja u shpreh se një ditë teksa debatonte me njerkë, mbesa e goditi atë ndaj e futën në një spital psikiatrik.

Ajo kërkoi ndihmë që 14-vjeçarja të rikthehet në Shqipëri, pasi ka frikë për shkak se e mitura ka kërcënuar se do vrasë veten, ndërsa shtoi se i ati nuk ia jep prokurës nënës së saj për ta mbajtur, madje e kërcënon të moshuarën dhe ish-gruan, e cila aktualisht jeton në Turqi.

Intervista e plotë:

Razmie Ibrahimi: Ju kërkoj ndihmë për çupën se mezi e kam rritur. Erdhi xhaxhai i vet e mori, tha do ikim, do rrijmë dy-tre ditë andej në Greqi. I thashë vajzës nëna mos ik andej se nuk ke dokumente, asgjë. Iku në Gramsh, ia mbushën mendjen. Nga aty ikën në Greqi, ndejtën nja dy ditë në borë, maleve.

Vajza është larguar jashtë?

Po normal, si e nxori ai pa dokumente, pa asgjë. Ku e çoi pa prokurë? S’ka kaluar me pasaportë në kufi. Na merr edhe na ofendon. Babai vajzës është në burg në Patra të Greqisë. I thashë jepja prokurën e vajzës të ëmës së saj, tha: Sa të kem jetën, nuk ia jap. I thashë: ‘Do përfundojë vajza rrugëve të Greqisë’. M’u përgjigj: ‘Nuk ia jap vajzën, t’i je prostitutë. Nuk të takon vajza mua se ke bërë ti’.

I thashë: ‘E ke bërë ti por kush e rriti. Halli kush e ushqen, i jep edukatë’. Më tha: Çfarë edukate i ke dhënë ti, e ke nxjerr në rrugë gocën. Edhe fëmijën e huaj e mbroj, jo më vajzën e fëmijës sim.

Vajza është shtruar në spital psikiatrik?

Po ësht shtruar në çmendimë, e ka shtruar ai sepse ashtu erdhën rrethanat me njerkën e vet. Bëri sherr me atë, e nxorri nga shtëpia, e ka lënë dy ditë pa bukë. Ka ndejtur në makinë, ka fjetur në makinë përjashtë. Pasi u zunë herën e parë i tha i ati: Ik, merr plaçkat e dil në bregdet se do të vijë makina, do të dërgoj tek xhaxhi, se ka vëlla tjetër në makinë. Ajo qëndroi në rrugë, por u kthye sërish. Më mori në telefon: Më tha nënë s’kam ngënë bukë. I kërkova të kthehet në Shqipëri ose të shkonte tek e ëma.

Por mu përgjigj “s’më lë ai burgaxhiu”, i bëntë presion. E ka vendosur edhe kundra vëllait, që e shan vëllai, ndërkohë ai mezi pret t’i dëgjojë zërin motrës, që janë rrit bashkë.

Largimi i vajzës

Iku në orën 16:00 drejt Gramshit, në katund. Ndejti aty dhe u nis për Greqi. I kërkova të mos ikte, i thashë “do të bëjnë ndonjë gjë të pabërë”, por tha që do ikte te babi.

E paralajmërova që do e çonte tek spitali i të çmendurve.

Është keqtrajtuar nga njerka?

Fillimisht shkuan mirë, pastaj filluan gindjet. Njerka i thoshte: “dil nga shtëpia, ke ardhur për të më ndarë nga burri. Ti s’je mirënjohëse”.

Pse e dërguan në spital?

Kjo e kapi për flokësh gocën dhe ajo s’duroi më, e gjuajti. E mori policinë dhe e dëruan në çmendinë. Kemi folur dje pak, e ndihmon një shoqe greke atje. Shyqyr që ia dëgjova zërin. Telefon s’ka sepse ia ka thyer njerka.

Ajo është e rregullt, është e çorientuar sepse është kalama, minorene. Ne e kemi të vështirë këtë situatë, jam e vogël, po rri vetëm.

Nipi në burg

Ai është për hir të motrës në burg. Ai është djalë që se bën nëna, punonte gjithë ditën. Nuk e kam takuar, s’kam lekë, ata duan lekë. Mezi nxjerr bukën e gojës, më ndihmojnë të shoqatës, i dërgoj ushqim tek burgu.

Keni folur me xhaxhain e mbesës?

Nuk dua t’i dëgjoj zërin atyre, nuk dua tia di fare, as me xhajën as me të atin dhe as me një njeri. E vetmja gjë që më intereson është nipi dhe mbesa, sidomos për mbesën se është e vogël, miorene. Sot është mbyllur në një spital psikiatrik në Greqi. Atje është goca.

E kanë marrë pa dokumente, maleve. Kërkojmë që ta rikthejnë tek e ëma, s’është e çmendur. Pse duhet ta mbaj peng vajzën, me dokumente e ka vajza. E kam rritur unë, s’ka dashuri për fëmijët. Babai janë si familje e burgut, është marrë më drogë, prostitucion. Mamaja e vajzës s’ka çfarë të bëjë, nuk ia jep prokurën nga inati. Ky do që ta shkallojë, se kam parë vajzën. Aq pak sa e pashë nuk mu duk mirë, thotë që do vrasë veten nëse ai nuk e lejon të ikë tek mami. Ia kam frikën se është e vogël./m.j

Next Post
Hodhën në erë makinën e policit rrugor me telekomandë, zbardhen pistat e hetimit

Hodhën në erë makinën e policit rrugor me telekomandë, zbardhen pistat e hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In