• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

by E S
11/04/2026 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, sëbashku me ministren e Arsimit Mirela Kumbaron dhe kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Becin, zhvilluan këtë të shtunë, më 11 prill, një bashkëbisedim me mësuesit e Shkodrës për prioritetet e përbashkëta në rritjen e cilësisë arsimore dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare përmes rritjes së pagave dhe zhvillimit profesinal.

Takimi u zhvillua në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku po zhvillohen edhe programe që nxisin kreativitetin dhe aftësitë praktike të nxënësve, si programi “Art dhe Zeje”.

Zëvendëskryeministrja Koçiu vlerësoi punën e përditshme dhe përkushtimin e mësuesve, si dhe theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën arsimore, të cilat po sjellin një transformim të dukshëm në të gjithë sistemin. Ajo nënvizoi se krijimi i kushteve sipas standardeve bashkëkohore europiane është një prioritet i qeverisë, në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe formimit të kapitalit njerëzor.

Koçiu theksoi se një ndër arritjet kryesore është garantimi i një sistemi meritokratik në përzgjedhjen e mësuesve përmes platformës “Mësues për Shqipërinë”, duke siguruar transparencë dhe barazi mundësish për profesionistët e arsimit.

“Ne sot e kemi larguar politikën nga arsimi, nga shkolla. Mësuesit sot përzgjidhen nëpërmjet platformës ‘Mësues për Shqipërinë’ duke qenë një proces tërësisht transparent, meritokratik që i garanton kujdo që aspiron për të patur një karrierë profesionale në mësimdhënie të fitojë një vend pune vetëm mbi bazë të meritës dhe jo mbi bazë të njohjeve.”, u shpreh ajo, teksa u ndal edhe tek rëndësia e motivimit të mësuesve përmes rritjes së pagave dhe forcimit të sistemit për vlerësimin e përvojës në punë.

“Ne arritëm që në vitin 2024 të bënim një nga reformat më të forta sa i përket rritjes së pagave në arsim, rritjes së pagave të mësuesve, duke bërë të mundur që paga mesatare të shkojë në 950 euro dhe duke bërë të mundur gjithashtu njohjen e vjetërsisë nëpërmjet një formule, e cila motivon dhe vlerëson akoma më shumë mësuesit me eksperiencë pune, profesionistët që e kanë kaluar jetën e tyre duke dhënë dijen, pasionin, përkushtimin për mësimdhënien.”, u shpreh lidhur me këtë aspekt zëvendëskryeministrja.

Ajo theksoi se këto investime dhe reforma janë të mundura vetëm falë një ekonomie të qëndrueshme, e cila ka krijuar hapësira për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në sektorë kyç si arsimi dhe shëndetësia.

Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua sigurisë në shkolla, si një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Në këtë drejtim, u theksua zbatimi i programit “Smart City”, i cili nis nga muaji qershor dhe parashikon pajisjen e shkollave me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë dhe monitorimit në ambientet shkollore.

Ky projekt do të zbatohet paralelisht me programin e oficerëve të sigurisë në shkolla, ku synohet rritja e numrit të tyre në rreth 400, duke garantuar një mjedis më të sigurt për nxënësit dhe stafin pedagogjik, si dhe duke lehtësuar punën e përditshme të mësuesve.

“Siguria në shkolla është një nga ato elementë kyç, e cila ka një vëmendje të shtuar nga qeveria shqiptare aktualisht. Dhe nëpërmjet aplikimit të projektit Smart City, i cili fillon nga muaji qershor i këtij viti, ne do të bëjmë të mundur pajisjen e të gjitha shkollave me kamera inteligjente të cilat do të na garantojnë dhe do të na sigurojnë një jetesë, një bashkëjetesë të nxënësve tanë në ambientet e shkollës më të sigurt, më të kontrolluar, më të monitoruar, më qetësuese kur vjen puna dhe tek prindërit. E bëjmë këtë paralelisht me programin tjetër, atë të oficerëve të sigurisë në shkolla, duke tentuar të rrisim numrin në afro 400 oficerë sigurie, të cilët do të na krijojnë një vlerë të shtuar krahas kamerave inteligjente në shkollë për të garantuar një siguri akoma më të madhe të fëmijëve dhe për t’ju lehtësuar edhe ju në punën e përditshme për të qenë më të qetë dhe më të dedikuar në formimin e brezave të rinj.”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Next Post
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    kjo sh kociu,ne Shkoder prezanton,portretin e ministres me mbi 50 nr dhogariet ne banka te ndryshme,brenda,e jashte vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmeni i alarmuar ngre në këmbë policinë/ Çfarë gjeti te dera e dyqanit këtë mëngjes

Mbi 30 plumba drejt makinës së parkuar në Mat, gjendet i djegur automjeti dhe dy kallashnikovët e autorëve

September 13, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

September 13, 2026
Eksplozivi tek banesa e mësuesit në Shkodër, mister motivi! Hetimet fokusohen te vëllai në Gjermani

Eksplozivi tek banesa e mësuesit në Shkodër, mister motivi! Hetimet fokusohen te vëllai në Gjermani

September 13, 2026
Rama: 4 universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Tiranë dhe Korçë! Shqipëria, e para në rajon për matematikë

Rama: 4 universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Tiranë dhe Korçë! Shqipëria, e para në rajon për matematikë

September 13, 2026

Veliaj flet për EuReporter: Kemi shkëmbyer letra me Imamoglu! Ende s’e kam humbur shpresën

September 13, 2026
Aksident rrugor në aksin Kuçovë-Berat: Dy të plagosur transportohen në spital

Aksident rrugor në aksin Kuçovë-Berat: Dy të plagosur transportohen në spital

September 13, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 13 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh

September 13, 2026
E pabesueshme! Shoqe të ngushta për dekada, testi i ADN-së zbuloi se ishin… motra!

E pabesueshme! Shoqe të ngushta për dekada, testi i ADN-së zbuloi se ishin… motra!

September 13, 2026
Surpriza në Kosovë: LVV vendos të votojë Çitakun dhe Shalën, por kërkon diçka në këmbim

Surpriza në Kosovë: LVV vendos të votojë Çitakun dhe Shalën, por kërkon diçka në këmbim

September 13, 2026
Përdoret “forcë e tepërt” gjatë lindjes, vdes foshnja…

Lindjet vazhdojnë të bien, bonusi i bebes drejt ristrukturimit

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com