Slloveni\ Shqiptari i dehur transportonte 27 klandestinë turq, arrestohet

Policia sllovene arrestoi një shtetas shqiptar, i cili në gjendje të dehur po transportonte 27 shtetas të Turqisë, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Slloveni me një kamion.

Policia në komunën e Pivkës ka ndaluar një mjet që drejtohej nga një 34-vjeçar shqiptar, i cili nuk kishte patentë shoferi të vlefshëm dhe testi alkoolit konstatoi se kishte 0.52 miligramë alkool për litër ajër të nxjerrë, transmeton STA.
Policia ka deklaruar se targat e kamionit ishin të vjedhura.

Automjeti është sekuestruar dhe do të ngrihet kallëzim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. (Tema)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com