• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

by E S
01/08/2026 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj mjekut Edvin Prifti, duke e akuzuar se po dezinformon opinionin publik dhe po dëmton shkencën mjekësore përmes, sipas tij, pretendimeve të pabazuara.

Brataj e nisi reagimin duke iu referuar një shprehjeje të historianit dhe komentatorit amerikan Victor Davis Hanson lidhur me Anthony Fauci, duke shkruar: “Dosjet zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik.” Më pas ai e përdori këtë formulim për të sulmuar Priftin, duke pretenduar se ai është bërë burim dezinformimi mbi pandeminë dhe vaksinat kundër COVID-19.

Në reagimin e tij, Brataj ironizon deklaratat që, sipas tij, pretendojnë se “të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan”, duke shtuar se “i vetmi që mbijetoi është në Shqipëri”. Ai e akuzon Priftin për gjuhë denigruese ndaj kolegëve, mosrespektim të institucioneve shëndetësore dhe të drejtësisë, si edhe për sjellje megalomane.

Sipas Bratajt, humbja e jetës së mjekëve ndodhi përpara se vaksinat të ishin në dispozicion, ndërsa ai pretendon se pas vaksinimit të personelit shëndetësor, rastet fatale në këtë kategori pothuajse u zhdukën.

“Prandaj dua të ulëras!”, shprehet ai në reagimin e tij.

Brataj ndalet edhe te karriera profesionale, duke deklaruar se ka punuar në 11 spitale në Itali dhe sfidon Priftin duke e pyetur se ku ka ushtruar profesionin, përveç klinikës së tij. Ai shton se është i gatshëm të vërë në dispozicion karrierën dhe publikimet e tij shkencore.

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

Dosjet zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik.

Ditë ndarjesh, dezinformimi, dhe dëmtimi të shkencës mjekësore nga pseudoshkenca!

Mar shkas nga një përgjigje në rrjetet sociale të ditëve të fundit, dhe do ti përgjigjem me realitetin e hidhur të tij.

Titulli i mëposhtëm u shpërnda si rrufe në rrjetet sociale!

“The Fauci files reveal not just a sociopathic narcissist but also a pathological schizophrenic.”

(Dosjet e Faucit zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik).

Thënë nga Victor Davis Hanson një historian ushtarak dhe komentator politik konservator amerikan. Imagjinoni kush e vlerëson një mjek!

Po ashtu marr shkas nga titulli mëposhtëm.

“Të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan.”

I vetmi qe mbijetoi është në Shqipëri!

I vetmi që nuk njeh koleg, i vetmi që mund të flasi për një tjetër mjek me këtë gjuhë denigruese, ofenduese, një mjek që nuk njeh institucione shëndetësore apo drejtësie, një megaloman që ka gjetur një mënyrë për të shmangur vëmendjen e statusit ku ka rënë, një profesor që del e shet barishte në TV sipas meje ndoshta:

“Dosjet e S…. zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik” që duhet kuruar!

Përgjigja:

Së pari: Dr. Bledi Nini, Dr. Arrjan Pushi, Dr. Drini Dr. Geri e dhjetra të tjerë do të kishin shpëtuar po të ishin vaksinuar! Nuk e patën fatin sepse humbën jetën para se vaksina të ishte në dispozicion! Pasi u vaksinua personeli mjekësor pothuajse nuk pati më humbje jete.

Prandaj DUA TE ULËRAS!

Së dyti: Unë kam punuar në 11 spitale në Itali, ju ku keni punuar veç strofullës që ndërtove me 100 marifete që fatmirësisht tani e drejton një profesionist i vërtetë?

Mund tju vë në dispozicion karrierën dhe publikimet shkencore!

Next Post
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

September 18, 2026
Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

September 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Top Poll: Zhgënjim i madh i shqiptarëve nga Gjykata e Hagës

September 18, 2026
Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

September 18, 2026
Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

September 18, 2026
‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

September 18, 2026
Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

September 18, 2026
Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

September 18, 2026
Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

September 18, 2026
Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com