Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Napoli. “Skifterët” kanë arritur të finalizojnë një “operacion” të madh, duke vjedhur këmbën e skulpturuar të legjendës Maradona.
E ekspozuar në Quartieri Spagnoli përballë murales gjigante të “Pibe de Oro”, vepra është rezultat i një skanimi tredimensional të së majtës magjike të fenomenit argjentinas.
Për momentin ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por vjedhja në qytet po bën shumë bujë. Mbi të gjitha, sepse vepra konsiderohet si një relike historike për tifozët napolitan.
Nuk dihet vlera e kësaj vepre, pasi Napoli nuk kishte ndërmend ta nxirrte në shitje, por me siguri shifrat kalojnë në miliona euro. Policia po punon për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
/a.r