• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Skepticizëm për një marrëveshje Kosovë-Serbi brenda vitit 2019

by A R
19/03/2019 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, vazhdojnë të deklarojnë vullnetin e tyre për dialog ndërmjet dy vendeve, si një proces që do të mundësonte arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por qëndrimet e skajshme të palëve dhe zhvillimet në skenat politike të të dyja vendeve, forcojnë dilemat nëse një marrëveshje eventuale mund të arrihet brenda vitit 2019, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, në Kosovë dhe në Serbi.

Aktualisht, sipas tyre, shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e vlerësojnë këtë vit si moment të përshtatshëm dhe si shans për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë – Serbi, por ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me gjasat që kjo të ndodhë.Çfarë marrëveshje po synon Kosova në dialogun me Serbinë?
Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se parakusht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dialogu, i cili aktualisht ka stagnuar, për shkak të vendosjes nga Qeveria e Kosovës të taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë. Ai shprehet mjaft skeptik për mundësinë që kjo masë të pezullohet tash për tash nga Qeveria e Kosovës. Por, sipas tij, në rast se një gjë e tillë ndodhë, hapet rruga për dialogun dhe mundësia për një marrëveshje ndërmjet palëve.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur që të vazhdojnë menjëherë dialogun, sapo të pezullohet taksa. Atëherë ekzistojnë gjasat që këtë vit, duke marrë parasysh edhe konstelacionin e forcave ose rrethanave që janë në Serbi dhe në Kosovë, të arrihet nj marrëveshje, Madje, ndoshta mu për shkak që dëshirohet që të stabilizohen këto rrjedha dhe të kapërcehet gjendja, si dhe të arrihet marrëveshja e pranueshme për të dyja palët”, theksoi Tahiri.

Por, ndryshe mendon Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se aktualisht ekzistojnë tre narracione lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Narracioni i parë, sipas tij, vjen nga burokracia dhe diplomacia evropiane, si dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili sugjeron që një marrëveshje është e mundur dhe ajo kërkon rreth 3 muaj punë, për të përfunduar brenda këtij viti.

Së dyti, siç thotë, Janjiq, negociatorët nga Kosova, sapo kthehen nga Bukseli, thonë se një marrëveshje mund të arrihet, por që në praktikë, sipas tij, sillet krejtësisht ndryshe dhe përmes taksës ndaj mallrave serbe dhe formave tjera, në fakt po e forcojnë pozicionin e tyre për një kohë tjetër dhe rrethana tjera, duke iu shmangur zgjedhjeve të mundshme nga të cilat kanë frikë.

Ndërkaq, Janjiq thotë se Serbia ka një diskurs krejtësisht tjetër ndaj Bashkimit Evropian, të cilit i thotë se është i gatshëm për dialog, por nuk bën asnjë përgatitje për të, ndërkohë që skena politke në Serbi po komplikohet pavarësisht nga çështja e Kosovës. Nisur nga këto premisa, sipas tij, diplomacia, e cila e ka përcaktuar termin “deri në fund të vitit” për një marrëveshje eventuale, ka gabuar shumë.

“Supozoj që kanë llogaritur në udhëheqës të fuqishëm, por udhëheqës të tillë në Kosovë dhe në Serbi nuk ka. Prandaj, unë nuk besoj që mund të arrihet një marrëveshje vetëm ndërmjet udhëheqësve. Është e mundur të nënshkruajnë çfarëdo deklarate, por ajo nuk mund të zbatohet. Mendoj që është më e mençur që në vend se të hamendësohet për data, të mendohet se si të shmanget rreziku që në këto tre muaj, ky konfrontim ndërmjet zyrtarëve të Prishtinës dhe të Beogradit, të mos rritet në konfrontim ndërmjet njerëzve”, theksoi Janjiq.

Politologu Tahiri shpreh mendimin që trazirat aktuale në skenën politike në Serbi, të cilat tash e sa kohë po përcillen me demonstrata atje, por edhe mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, duhet të shihen si nxitje nga autoritetet e të dy vendeve, për t’iu qasur dialogut dhe arritjes së një marrëveshje brenda vitit.

“Nuk zhvillohen si pengesa, por si nxitje për arritjen e marrëveshjes gjatë këtij viti, sepse cilado qeveri që e bën marrëveshjen, fiton shumë në pushtetin e brendshëm dhe fiton shumë në raportet ndërkombëtare”, theksoi Tahiri.

Por, Janjiq, shpreh mendimin që arritja e një marrëveshje deri në fund të këtij viti, do të kishte gjasa më tepër në qoftë se faktorët ndërkombëtarë do të zbatonin politikë më fleksibile në terren dhe zgjedhjet e parakohshme në të dyja vendet t’i shihnin si dalje nga situatat që janë në skenat politike në Serbi dhe në Kosovë.

“Në këtë rast, sikur dikush ta analizonte me kujdes situatën, do t’ia lejonte (presidentit të Serbisë, Aleksandar) Vuçiqit që të shkohet në zgjedhje, pa gjithë këto maltretime që po i bën nëpër Serbi dhe përsëri të bisedohet me të. Tash ne kemi çështjen se çfarë do të ndodhë me këtë qeveri. Besoni që Kosova në këtë moment vetëm mund të shfrytëzohet, sikurse Milosheviqi që kishte bërë me Kroacinë. Pra, që problemet e brendshme (të Serbisë) të barten në Kosovë, që në veri të Kosovës dhe në Sanxhak të kemi konflikte të lokalizuara të njerëzve dhe formacioneve të armatosura dhe të hyjmë një dramë që mund të zgjasë 10 vjet”, theksoi Janjiq.

Sidoqoftë, autoritetet e Serbisë kanë refuzuar t’i kthehen dialogu me Kosovën pa u hequr taksa ndaj mallrave të saj.

Qeveria e Kosovës këmbëngulë në vendimin saj, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që taksa të pezullohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila do të përfundojë me njohje reciproke.

Next Post
“Partneriteti me studentët është rruga e vetme”,  Lleshaj shkruan për vizitën në Durrës

"Partneriteti me studentët është rruga e vetme", Lleshaj shkruan për vizitën në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet Parlamenti! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

Sot mblidhet Parlamenti! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In