• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenografia me “trofetë e SPAK”, sheshi me armiqtë e SPAK

by Mero Baze
01/12/2025 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse një i huaj, që nuk e njeh retorikën e Berishës kundër SPAK dhe drejtësisë së re, do të shikonte sot skenografinë e “foltores” me 50 vetë para kryeministrisë, do të mendonte se ajo është një OJQ nga këto që mbështesin SPAK me donatorë perëndimorë. Skenografia paraqiste një kabinet të tërë qeveritar të Edi Ramës të veshur me rroba burgu, ku ishin të gjithë zyrtarët e lartë të akuzuar nga SPAK, përfshi dhe zonjën Balluku.

Pra e vetmja krenari e Foltores në bulevard ishin “viktimat” e SPAK, ata të cilët ai ka akuzuar dhe ka çuar për gjykim gjatë viteve të fundit, të cilat Foltorja i paraqet si trofe të saj.

Për dikë që nuk e di historinë e marrëdhënieve të Berishës me SPAK, mund të entuziazmohej nga kjo skenografi duke menduar se Berisha po e lavdëron atë dhe në fjalimet e tij.

Pastaj nis fjalimi i Berishës i cili pak a shumë u thoshte atyre nëpunësve të tij në bulevard, se tani e tutje nuk duhet të shpresojmë më nga SPAK apo Gjykata, se tani është koha jonë.

Pra i vetmi bilanc i deritanishëm i opozitës është bilanci i SPAK kundër qeverisë. Skenografia ishte e gjitha e konceptuar “me trofetë e SPAK” nga radhët e qeverisë, ndërsa sheshi i mbushur me rreth 50 vetë që janë të gjithë urrejtës të SPAK.

Por për të qenë korrekt me SPAK, në atë skenografi duhet të shtohej edhe Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe ndonjë tjetër që është në listë pritjeje nga opozita, pavarësisht se Flamurit nuk i bën dora të veshë veten me rroba burgu.

Kështu që PD duhet ta ndajë mendjen nëse do të krenohet me bilancin e SPAK apo bilancin e vet kundër qeverisë.

Se kjo historia që u mburren demokratëve për betejën kundër qeverisë, me betejën e SPAK dhe pastaj shajnë SPAK e ikin në shtëpi, i bën edhe qesharakë.

Tani ose t’i veshë të gjithë të akuzuarit e SPAK me kostum burgu dhe t’u thotë demokratëve që SPAK është i poshtër pasi na ka barazuar edhe ne me qeverinë, ose të mbajë atë skenografinë e sotme me fotot e ministrave të burgosur dhe të thotë që SPAK po na shpëton fytyrën në opozitë. Derisa të forcohet ky Salianji.

Next Post
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Iniciativa para Kryeministrisë pa vlerë”/ Shehi: PD si fotografi mature! Aty sheh figurat që kanë qenë para 35 viteve

Comments 3

  1. Hopa says:
    2 months ago

    SPAK, dhe gjithë gjykatat, janë të kapura nga Sali Berisha.
    Ato (gjykatë-prokurori) bëjnë sikur do të denojnë Sali Berishen, dhe ai (Saliu) bën sikur u çirret dhe u bërtet, por në vetvehte, janë në unison.
    Prandaj Rama, mos të çuditet kur nesër, Gjykata Kushtetuese, të japë një vendim në favor të SPAK (të Saliut).
    Rama kujtoi se bëri reformë në drejtësi, por në fakt atë e bëri Saliu, për të pastruar paratë dhe çertifikuar pastertinë e tijë kundrejtë ligjit.

    Reply
  2. Vlora says:
    2 months ago

    Spak nuk është vetëm një prokuror apo dy.
    Po mos vidhte qeveria do hetohej më tepër Saldhia

    Reply
    • Hopa says:
      2 months ago

      Sa thotë Vlora, qendron.
      Por, vjedhjet e kësajë qeverie (në tre mandate + 6 muaj), nuk mund të barazohen dhe ti afrohen vjedhjeve, koorupsionit, vrasjeve dhe grabitjeve që i ka bërë Sali Berisha, këtijë populli dhe këtijë vëndi.
      Prandaj, nuk është kusht, që “po mos të vidhte qeveria, do të hetohej më tepër SaliDhija”, që SPAK dhe spakistet, të “fshihen” mbas këtijë argumenti, duke mos derguar në gjyq, Partizanin, Gërdecin apo 21 Janarin.
      Këto janë vepra kriminale të kryera para 14- 15 vjetve, dhe akoma nuk dihet në se do të denohen apo jo.
      Nuk mund të fshihet apo pranohen asnjë justifikim për vonesat e mos denimit të Sali Berishes.

      Reply

Leave a Reply to Hopa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

February 8, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

February 8, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

February 8, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

February 8, 2026
Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

February 8, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

February 8, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In