• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeut nuk i mbarojnë telashet, tjetër gjobë nga FIFA (Rrezikojnë bllokimin në merkato)

by Ardit Rada
06/05/2020 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikur të mos mjaftonin telashet me UEFA-n, tashmë klubi i Skënderbeut ka të tilla edhe me FIFA-n, ku pak kohë më parë ka humbur një gjyq të rëndësishëm për financat e klubit korçar.

Organizata ndërkombëtare ka detyruar korçarët që të paguajnë detyrimet e prapambetura ndaj një ish-futbollisti të tyre, duke i kërcënuar këtë radhë me mbylljen e merkatos për 3 dritare radhazi.

Gjyqi në fjalë ishte bërë me kërkesë të sulmuesit nga Gambia, Ali Soue, i cili luajti me korçarët në sezonin 2017-2018, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i Superiores me ta.

Por pasi mbylli marrveshjen me klubin në edicionin historik ku ai shkëlqeu edhe duke shënuar dy gola në grupet e Ligës së Europës, futbollisti u largua i pakënaqur pasi nuk ishte paguar sipas kontratës nga Skënderbeu.

Lojtari bëri kërkesë në janar 2019 në FIFA për t’u paguar 38144 euro që i detyroheshin korçarët, por në mars e tërhoqi ankesën, duke bërë të qartë se kishte gjetur një akord me klubin që t’i paguhej një shifër prej rreth 23 mijë eurosh në dy këste.

Ai nuk mori kurrë të dytën prej 10 mijë eurosh e kësisoj, kërkoi në maj 2019 nga FIFA që të merrej me këtë çështje.

FIFA i kërkoi Skënderbeut që të argumentonte moskryerjen e pagesës sipas akordit, por nuk mori asnjëherë përgjigje e kësisoj çështja kaloi në Komisionin e Zgjidhjes së Konflikteve të saj.

Në shkurt 2020, Komisioni i ka dhënë të drejtë Soue, i cili në vend që të përfitojë 10 mijë euro që kishte të prapambetura nga akordi me Skënderbeun, tashmë do të përfitojë rreth 24 mijë euro që i mbeteshin nga detyrimi fillestar kontraktual që kishin korçarët ndaj tij, si dhe një shifër ekstra prej 5 mijë eurosh si rrjedhojë e vonesës.

Kjo është një goditje e rëndë për arkat e klubit korçar në një moment të vështirë kur edhe llogaritë e tij janë të bllokuara pikërisht për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj palëve të treta.

Këtë radhë, kjo goditje vjen edhe me një paralajmërim të fortë, pasi në vendim parashikohet se në momentin kur Soue do të jepte me shkrim zyrtarisht numrin e llogarisë në të cilën duheshin kaluar paratë, Skënderbeu do të kishte 45 ditë kohë për ta paguar.

Përndryshe, hynte automatikisht në fuqi bllokimi i merkatos kombëtare dhe ndërkombëtare deri në tre dritaret e radhës e pas tyre, do të kishte ndëshkime edhe më të rrepta disiplinore.

Tani mbetet të mësohet nëse Skënderbeu ka paguar apo jo këtë shumë që i detyrohet sulmuesit e me të cilin nuk mund të bëjë akord të dytë, për të mos rrezikuar një bllokim të merkatos që do të komplikonte edhe më shumë ekzistencën e korçarëve të cilët presin përgjigje nga Gjykata Federale në Zvicër për përjashtimin nga kompeticionet e UEFA-s. /vipsport.al/

Next Post
VIDEO/ Mësoni si vendoset maska kirurgjikale për të shmangur kontaktin me virusin

VIDEO/ Mësoni si vendoset maska kirurgjikale për të shmangur kontaktin me virusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In