• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu paralajmëron KAS-in: Vendimi ka qenë i paracaktuar

by Java News
13/07/2019 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i KAS-it, që u publikua dje në lidhje me skuadrën e Skënderbeut tronditi të gjithë shqiptarët e pasionuar pas futbollit.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i kësaj skuadre pas më shumë se 24 orësh, pas daljes së vendimit përfundimtar. Në reagimin e bërë publik pak momente më parë, Skënderbeu akuzon KAS-in për proces të njëanshëm dhe se nuk ka marrë në konsideratë raportet shkencore që juristët bardhekuq kanë paraqitur.

“Së pari, vendimi i KAS në formën e tij të plotë dhe integral nuk i është komunikuar ende KF Skënderbeut, veprim i cili nën dritën e ngjarjeve të ndodhura, nuk është më i dyshimtë. Kjo pasi i gjithë procesi ndaj klubit tonë ka qenë i paragjykuar, i njëanshëm dhe i paracaktuar që prej vitit 2016”, shkruhet në reagimin e tyre.

Skuadra e Skënderbeut nëpërmjet këtij reagimi, bën gjithashtu me dije se do ta çojnë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës. Kujtojmë që, KAS-i me vendimin e tyre e përjashtoi klubin korçar 10 vite nga Kupat e Europës dhe e gjobiti me 1 milion euro gjobë.

– REAGIM –

Pasi jemi njohur me përmbajtjen e buletinit mediatik të CAS, datë 12.07.2019, lidhur me ankimin e bërë nga KF Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA-s, ndiejmë detyrimin ndaj sportdashësve dhe qytetarëve të Korçës për të qënë sa më transparent ne lidhje me hapat e metejshëm të cilat do të ndiqen për rivendosjen e të drejtave tona të dhunuara barbarisht nga sistemi i drejtësisë sportive.

Së pari, vendimi i CAS në formën e tij të plotë dhe integral nuk i është komunikuar ende KF Skënderbeut, veprim i cili nën dritën e ngjarjeve të ndodhura, nuk është më i dyshimtë. Kjo pasi i gjithe proçesi ndaj klubit tonë ka qënë i paragjykuar, i njëanshem dhe i paracaktuar që prej vitit 2016.

Nuk mundet të mos jetë i paragjykuar një proçes ku KF Skënderbeu është dënuar në bazë të gjoja përceptimit publik të klubit dhe të personave lidhur me të, përceptim të cilin institucioni i UEFA’s, veçanërisht inspektorët e lidhur me çështjen kanë tentuar të krijojnë, përmes metodave dhe formave nga më të paskrupullta. Në lidhje me këtë, është e rastit të përmendet se ndaj inpektorëve të UEFA’s përgjegjës për hartimin e raporteve kundër klubit tonë, konkretisht Z. Dhont dhe Z. Lietard, aktualisht, ekzistojnë padi penale dhe civile për shpifje në organet kompetente Zvicerane.

Nuk mund të mos jetë i njëanshëm një proçes i cili mbështetet mbi raporte të cilat nuk kane asnjë bazë të provuar shkencore dhe të cilat nuk kanë të bëjnë fare me analiza të mirëfillta sportive. Është e papranueshme që CAS të marrë si të mirëqëna raportet e BFDS, sistem për të cilin askush nuk ka dijeni si funksionon, përfshirë edhe CAS-in. Është e papranueshme që CAS të mos marrë në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportiv të KF Skënderbeut, të cilët në mënyrë metodike dhe shkencore kane hedhur poshtë çdo argument të ngritur nga UEFA. Mbi të gjitha, është e papranueshme që të mos merren në konsiderate mbi 50 kundër-prova të paraqitura nga pala jonë, kur nga ana tjetër, e gjithë strategjia e inspektorëve të UEFA’s mbështetej mbi dëshmi personash anonim (as identiteti i tyre nuk na është bërë i ditur) ose personash të cilët kanë konflikt të hapur interesi në lidhje me proçesin.

Nuk mund të mos jetë i paracaktuar një vendim për të cilin vendimmarrës janë njerez me lidhje direkte ose indirekte me palën akuzuese. Në lidhje me këtë, KF Skënderbeu kishte bërë kërkesë për perjashtimin e kryetarit të trupës arbitrale, i cili, në mënyre të shprehur kundershtonte kerkesën tonë, në një kohë kur detyrimi i tij deontologjik është terheqja nga gjykimi i çështjes në rast të kërkimit të argumentuar të njërës prej palëve. Është e qartë që emerimi i ketij personi ka qënë në funksion të mbrojtjes së interesave të inspektorëve të UEFA’s dhe personave të lidhur më këtë institucion. Në kushtet kur 2 nga 3 arbitrat e çështjes kanë qënë të mandatuar për të mbrojtur njërën palë, i vetmi konkluzion logjik është parapërcaktimi i rezultatit final.

Sot mund të themi me sigurinë e plotë se sistemi i drejtësisë sportive i ngritur dhe i mbrojtur me fanatizëm nga federatat ndërkombëtare është një fasade dhe mburojë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar që egziston brënda institucioneve të qeverisjes sportive.

Në keto kushte, me vetëdijen që beteja ligjore në këtë sistem drejtësie është e kotë, bëjmë me dije se, pas konsultimit me perfaqesuesit tanë ligjore, brënda muajit Korrik 2019, KF Skënderbeu do të paraqesë rekurs pranë Gjykatës Federale Zvicerane kundër vendimit të CAS datë. 12.07.2019. Duke qënë të bindur mbi pafajësine tonë, ruajmë besimin se e drejta do të vihet në vënd.

Së fundmi, bëjmë me dije sportdashësit dhe mbështetësit tanë se KF Skënderbeu do të vazhdojë aktivitetin e tij më të njejtin përkushtim, vizion dhe ambicie për të arritur rezultate edhe më të mira se ato të sezoneve të shkuara.

Me Respekt,
KF Skënderbeu

Next Post
Akademia e Shkencave reagon pasi Mata nuk dekretoi Gjinushin: Akt i pavlefshëm, shkeli ligjin

Akademia e Shkencave reagon pasi Mata nuk dekretoi Gjinushin: Akt i pavlefshëm, shkeli ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës

Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës

May 31, 2026
“Ripërtëritja” që nuk ndodhi në PD, lista e Këshillit Kombëtar mbushet me ish-zyrtarë dhe figura të vjetra politike

“Ripërtëritja” që nuk ndodhi në PD, lista e Këshillit Kombëtar mbushet me ish-zyrtarë dhe figura të vjetra politike

May 31, 2026
Trump zhvendos fokusin nga Irani te vetja! Presidenti mbush rrjetet sociale me 50 postime dhe imazhe me inteligjencë artificiale

Trump zhvendos fokusin nga Irani te vetja! Presidenti mbush rrjetet sociale me 50 postime dhe imazhe me inteligjencë artificiale

May 31, 2026
Tragjedi në aksin Bulqizë-Klos, një i vdekur dhe katër të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Tragjedi në aksin Bulqizë-Klos, një i vdekur dhe katër të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

May 31, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

May 31, 2026
Eric Wendt një hap larg emërimit si ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë më 4 qershor?

Eric Wendt një hap larg emërimit si ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë më 4 qershor?

May 31, 2026
Berisha vulos ekipin e ri politik! PD nxjerr listën e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar (EMRAT)

Berisha vulos ekipin e ri politik! PD nxjerr listën e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar (EMRAT)

May 31, 2026
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Athina: Mbeti i plagosur një shtetas grek, kërkojmë zbardhjen e plotë të incidentit

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Athina: Mbeti i plagosur një shtetas grek, kërkojmë zbardhjen e plotë të incidentit

May 31, 2026
“Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng i privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

Ndarja nga jeta e legjendës së volejbollit Kreshnik Tartari, Rama: Lamtumirë miku im i dashur

May 31, 2026
Viktima dhe temperatura rekord, çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Viktima dhe temperatura rekord, çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In