• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skënderbeu-Dinamo, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

by
20/08/2015 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu-Dinamo, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

“Skënderbeu humbet me një gol të Dinamos në sekondat e fundit”. Ky është titulli i përdorur nga UEFA për disfatën 2-1 të korçarëve në ndeshjen e parë play-off të Champions League. Sipas faqes zyrtare të konfederatës europiane, goli i Pivariç në minutën e tretë shtesë kopromenton shpresat e korçarëve që të bëhen skuadra e parë shqiptare në fazën e grupeve të evenimentit më të rëndësishëm kontinental.

“Rezistenca e pashtershme e Skënderbeut të Korçës”, shkruante spanjollia “Marca”. Gazeta madrilene theksonte se “kampionët e Shqipërisë shkruan historinë në Champions” duke u bërë “ekipi i parë që arrin në play-off” dhe se “humbja 2-1 mban të hapura shpresat për sfidën e kthimit në Zagreb”.

Në artikullin e saj, “Marca” i ka dedikuar një artikull të gjatë historisë së klubit bardhekuq, nga emri i heroit që mban, deri te ecuria e viteve të fundit. Artikulli mbyllet me vëzhgimin: “Çfarëdo që të ndodhë në Kroaci, Skënderbeu ka sigurinë e pjesëmarrjes në grupet e Europa League. Një arritje e jashtëzakonshme. Një utopi e shndërruar në realitet.

Sipas iberikes “El Mundo Deportivo”, me fitoren në “Elbasan Arena”, Dinamo Zagreb është skuadra që së bashku me Shakhtar Donetsk shohin fazën e grupeve, shkruan supersport.al.

Në të njëjtën linjë edhe mediat kroate. “Me një këmbë në Champions: goli i Pivariç i jep Dinamos fitoren” shkruante “24 sata”. Edhe më konkrete “Sportske Jutarnji”, që përqendrohej te përfitimet financiare. Kjo gazetë përdorte titullin “Milionat e Champions janë edhe më pranë” dhe saktësonte se “bomba e Pivariç i siguroi ekipit nga Zagrebi kthimin e qetë në shtëpi”.

“HRT Sport” nënvijëzonte se “Dinamo festoi fitoren në Shqipëri, pasi ishte ekipi më i mirë në fushë”.

Rezultati është komentuar edhe nga mediat italiane. “Gazzetta Dello Sport” fliste për fitoren e Dinamo Zagreb, ashtu si edhe Valencia, Shakhtar e Celtic. “Ndeshje emocionuese në “Elbasan Arena”, me Skënderbeun që ndëshkohet në fund”, shkruante e përditshmja më e madhe përtej Adriatikut. Edhe sipas emitentit italian të “Eurosport”, “Hirushja Skënderbeu befasohet në sekondat e kohës shtesë”, transmeton Klan Kosova.

Next Post

Malazezi detyron turistin shqiptar të flasë në gjuhën malazeze, duke i vënë pistoletën në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com