• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari/ Lindita Nikolla presidente e përkohshme nëse Kushtetuesja shkarkon Ilir Metën, ja çfarë qëndron pas mesazhit të Ramës

by
24/01/2022 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese do të nisë në 1 shkurt 2022 shqyrtimin  e vendimit të Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, cenimin e sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme etj. Sipas të gjitha gjasave, Kushtetuesja mund të shprehet brenda muajt shkurt për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në muajin prill të këtij viti maxhoranca do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës. Deklarata e Ramës u lexua si një sinjal paralajmërues për një shkarkim të mundshëm të Ilir Metës, por në fakt procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri janë një detyrim kushtetues dhe nuk kanë lidhjet me fatin Metës.

Pika 2/1 e nenit 88 të Kushtetutës parashikon që Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Mandati i Ilir Metës mbaron në 24 korrik të vitit 2022. Kushtetuta i dikton maxhorancës që të nisë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri para datës 24 maj 2022. Kushtetua nuk e kufizon Kuvendin për kohën e nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit, mjafton që procedurat të mos nisin pas datës 24 maj 2022. Pra, Kuvendi mund të nisë që sot procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, i cili e fillon detyrën pasi Metës t’i mbarojë mandati.

Po çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon Presidentin Ilir Meta para se t’i mbarojë mandati?!

Nëse Kushtetuesja konfirmon si të ligjshëm vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës, në të rast vendin e tij e zë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pika 1 e nenit 91 të Gjykatës Kushtetuese parashikon që “kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”. Në këtë rast, zonja Nikolla do të ushtrojë kompetencat e presidentit përkohësisht.

Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon nga detyra presidentin Ilir Meta, vendimi i shkarkimit hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Në këtë rast, Kuvendi është i detyruar që të nisë brenda 10 ditëve procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ka edhe një skenar tjetër, sipas të cilit Meta mund të shtyjë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar për axhenda të ngjeshura, me qëllim që të mbarojë mandatin.

Megjithatë, është edhe nëse Metës i mbaron mandati para se të marrë vendim Gjykata Kushtetuese, procedura për shkarkimin e tij nuk pezullohet. Pika 3 e nenit 63 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që “dorëheqja e Presidentit të Republikës nga detyra ose përfundimi i mandatit të tij, pas fillimit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes”.

Po çfarë vlere ka nëse Kushtetuesja shkarkon Metën pasi këtij të fundit i ka mbaruar mandati? Në këtë rast, Meta hyn në histori si presidenti i parë shqiptar i shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës si dhe humbet të gjitha privilegjet si ish President./ Nga Adriatik Doci, shqiptarja.com/

/b.h

Next Post
“Si për Trixën, dhe për Borën…”/ Fifi bën deklaratën e saj pas daljes së Beatrix!

“Si për Trixën, dhe për Borën…”/ Fifi bën deklaratën e saj pas daljes së Beatrix!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

September 2, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

September 2, 2026
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mik i djalit të Sali Berishës

September 2, 2026
Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

September 2, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Transporti Publik, autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë! Qeveria do u japë subvencion 3-mujor për naftën, arrihet akordi

September 2, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

U dorëhoq pas një viti si ministre e Shëndetësisë, karriera e Evis Salës: Nga akademike në Kembrixh, te përfshirja në politikë në Shqipëri

September 2, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Rregullorja e GJKKO-së, Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri: Censuruese dhe në kundërshtim me standardet evropiane!

September 2, 2026
Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

September 2, 2026
“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

September 2, 2026
“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com