• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari “i lodhur” i Lulzim Bashës, shkon në dyqanin e çantave: Këto valixhe simbolizojnë largimin apo jo?

by A R
26/03/2021 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 8, në Tiranë.

Me një skenar dhe batuta të lodhura, ai vetë ka hyrë në një dyqan valixhesh dhe po vetë ka komentuar se ato simbolizojnë largimin.

Lulzim Basha: Si je? Me shëndet?

Qytetari: Po ju?

Lulzim Basha: Familja si ёshtё?

Qytetari: Mirё! Mirё.

Lulzim Basha: Mbahu fort, këto valixhet pёr fat tё keq kanё filluar tё simbolizojnë largimin apo jo?

Qytetari: Po, çfarë do tё bёjmё.

Lulzim Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?

Qytetari: Keq na vjen! Ashtu ёshtё! Shumë, shumë tё vështira!”

Qytetari: Një fjalë i thonë kryetar që, po qau fëmija nuk i jep nëna me pi. Më shumë se po qajnë kalamajtë po qajmë ne. Diçka që e kemi vetë në dorë, shpresojmë të bëhet më e mira.

Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.

Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë, Basha tha se po përballet me të njëjtat ankesa në çdo takim ku u shpreh se vetëm ndryshimi që do vij më 25 prill është zgjidhja e çdo problemi. Sipas tij e vetmja nevojë që kanë qytetarët shqiptarë sot është një qeveri që mendon për ta, pasi në 8 vitet e fundit ka qenë inekzistente.

Lulzim Basha: Kjo është një betejë që do ta përcaktojë rinia shqiptare, siç ka përcaktuar të gjitha ndryshimet e mëdha. Dhe kjo është betejë për ndryshim, nuk është thjesht betejë për zëvendësim, është betejë për ndryshim. Nga ky ndryshim do të varet rruga Europiane e Shqipërisë. Pra nga ky ndryshim do të varet që të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi europiane për arsimim, që do të thotë universitete në Shqipëri me cilësi europiane, do të thotë edhe programe shkëmbimi ku më të mirët të kenë mundësi të shkojnë në universitete europiane të mësojnë aty, të krijojnë lidhje aty, të krijojnë mundësi për praktika pune. E vetmja gjë që keni nevojë për të hedhur këtë hap përfundimtar për të qenë si një europian është një qeveri që mendon për ju dhe j’ua bën më të lehtë, më të mundur arsimimin cilësor dhe punësimin.

Dhe ky është misioni kryesor i qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Mesazhi kryesor që kam për ju dhe që dua ta shpërndajmë kudo është që asnjë i ri nuk do të mbetet mënjanë, asnjë i ri nuk do të shohë më largimin si shpresa e vetme se Shqipëria i ka mundësitë e jashtëzakonshme t’ju akomodojë, t’ju bëjë krenarë siç e bëni ju Shqipërinë krenare. E kam nis lëvizjen tek medreseja, ecëm gjatë rrugës së Dibrës, takuam kryesisht sipërmarrës, tregjet, bizneset e vogla, dyqanet që janë aty.

Pritja ka qenë shumë e ngrohtë. Në sytë e tyre duket qartë shpresa  dhe gëzimi për ndryshimin që po vjen, por gjendja është shumë e vështirë. E vështirë për ta dhe kuptohet që është e vështirë për ta sepse është e vështirë për njerëzit. Konsumi ka rënë, bojlerët janë në minimum, aftësia e familjeve për të siguruar bukën e gojës dhe ushqimet bazë kurrë nuk ka qenë më e dobët dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ndryshimi është urgjent, sepse një vend me pasuri të jashtëzakonshme, një qytet me një pasuri dhe një bujari legjendare nuk mund të pranojë që për shkak të keqqeverisjes të shkojnë me lista dhe me varfëri, si kurrë më parë në 2021.

Ka 8 vite që taksat vetëm rriten, ka 8 vite që faturat vetëm rriten, ka 8 vite që qytetari nuk dëgjohet, në veçanti qytetari i Tiranës nuk dëgjohet për asgjë. Për pronarët dhe me pronarët, ne kemi hartuar një plan që fillon me shfuqizimin e ligjit të shpronësimit të dytë. Ai është ligji i shpronësimit të dytë.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e shtunë 27 mars 2021

Comments 1

  1. Baki Mëniku says:
    5 years ago

    O Lul tuç paçja, qofte e vezë e zime…..
    Hajvon drush….

    Reply

Leave a Reply to Baki Mëniku Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In