• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skenar rus për pushtimin e Moldavisë? Gjermania e quan situatë kritike, Zelensky paralajmëron përshkallëzim. U sulmua depo e madhe e municioneve në Transnistria

by Java News
27/04/2022 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se është e paqartë se kush qëndron prapa sulmeve që kanë ndodhur në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria.

Në një fjalim në parlamentin gjerman, ministrja Baerbock e përshkroi situatën në Moldavi si “jashtëzakonisht kritike”.

Sakaq, po sot, zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka deklaruar se Rusia do të përdorë rajonin separatist moldav të Transnistria për të nisur një sulm të mëtejshëm ndaj Ukrainës ose Moldavisë.

Disa sulme janë raportuar në rajon gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, Rusia ka thënë se po ndjek nga afër ngjarjet në Transnistria.

Në fillim të kësaj jave, ministria e jashtme ruse tha se donte të shmangte një skenar në të cilin Moska do të duhej të ndërhynte – diçka që tingëllon tmerrësisht e ngjashme me komentet e saj përpara pushtimit të Ukrainës, shkruan Sky News.

Transnistria kontrollohet nga separatistët pro-rusë dhe ka të dislokuara 1500 trupa ushtarake ruse si dhe një depo të madhe armësh.

Ministria e Brendshme e rajonit separatist të Transnistrisë ka lëshuar një deklaratë këtë mëngjes duke pretenduar se është sulmuar nga Ukraina.

Ministria tha se sulmi ndodhi pranë Kolbasna, që thuhet se përmban një nga depot më të mëdha të municioneve në Evropë.

Në fjalimin e fundit kombëtar të Volodymyr Zelenskiy, presidenti ukrainas tha se ai beson se Rusia po përpiqet të destabilizojë situatën në rajonin e Transnistrias, ndërsa forcat e armatosura ukrainase janë gati për një përshkallëzim të mundshëm nga trupat ruse në territorin e shkëputur të Moldavisë./m.j

Për çfarë skenari flitet? Të gjithë me sytë nga

Next Post
VIDEO+FOTO/ Zelensky surprizon në spital fëmijët që humbën prindërit nga lufta

VIDEO+FOTO/ Zelensky surprizon në spital fëmijët që humbën prindërit nga lufta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In