Skenar Hollywood-i, vajzat helmojnë prindërit, djegin shtëpinë, marrin 4 mln lekë e largohen
Policia e Durrësit ka sqaruar gjithë skemën që në fillim u raportua si grabitje për dy vajzat e familjes Kajtazi. Sipas policisë në 15 korrik 49-vjeçari Hiqmet Kajtazi së bashku me gruan e tij dhe 3 vajzat janë ulur për të drekuar. Pasi kanë konsumuar ushqimin, Hiqmet Kajtazi, bashkëshortja Anila Kajtazi, 39 vjeçe dhe vajza më e madhe Alketa Kajtazi,20 vjece janë helmuar.
Për pasojë,shtetasit e mësipërm u transportuan në Spitalin Rajonal Tiranë jashtë rrëzikut për jetën.
Një ditë më pas në datën 16 korrik Salla Operative Durrës njoftohet se rreth orës 02:30 në lagjen nr.15 Durrës është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe zjarrëfikësja,të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Nga ana e policisë nisi hetimi për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Për pasojë janë djegur vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit.
Po në këtë datë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur shtetasi Hiqmet Kajtazi,i cili në deklaratën e tij shpjegon se:
Pasi kanë ngrënë drekë ,më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa,nuk janë ndier mirë,ndërsa dy vajzat e tjera,Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime.
Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të spëcializuar.Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa.
Ato kanë marrë me vete:
•400 000 lekë të reja dhe 800 €;
•4 telefona celularë;
•pashaportat dhe kartat e identitetit të Alketës dhe Orialdës dhe
•sendet personale.
Të njëjtat shpjegime ka dhënë edhe bashkëshortja në deklarimin e saj.
Nga hetimet që ka kryer grupi hetimor rezulton se vajzat i kanë vënë zjarrin banesës dhe më pas janë larguar.
Më datë 16.07.2015 është bërë edhe shpallja në kërkim e dy vajzave për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr”dhe”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar nga nenet 151,134 dhe 25 të Kodit Penal.
Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Durës po punohet për gjetjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.









