• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skemë mashtrimi ndaj aplikantëve për Akademinë e Policisë, pranga dy personave

by A R
11/03/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi me qëllim përfitimi, për aplikantët që duan të konkurrojnë në Akademinë e Sigurisë. Kështu në dt.10 dhe 11 mars 2016 janë arrestuar shtetasit Gëzim Metalia, 44 vjeç, dhe Rexhep Rexha, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, të cilët kanë mashtruar në këmbim të një shume prej 800 eurosh, një shtetas me inicialet B.L., nën premtimin se do t’i jepnin të gatshme përgjigjet për testimin në Akademinë e Sigurisë dhe do të ndërhynin për pranimin e tij nga ana e komisionit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të shtetasve Gëzim Metalia, Rexhep Rexha, si dhe dy personave të tjerë, për veprën penale “Korrupsion pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimit” në bashkëpunim.

Në bazë të një hetimi intensiv dy mujor me metoda speciale të hetimit, u arrit të dokumentohej veprimtaria e kundërligjshme e personave të sipërpërmendur, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me qëllim përfitimin, kishin organizuar ketë skemë mashtrimi, që synonin ta përdornin edhe ndaj aplikantëve të tjerë në Akademinë e Sigurisë.

Nga kontrolli i banesës dhe ambienteve të tjera, në pronësi të shtetasit Gëzim Metalia, u gjetën dhe sekuestruan 10 karta SIM si dhe dokumente të ndryshme, të cilat e implikojnë atë në veprimtari të kundërligjshme.  Ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet për sqarimin e pozicionit dhe rolit të secilit prej shtetasve të dyshuar.

Nga ana tjetër, në bazë të hetimeve të kryera deri tani, nuk rezultojnë raste të mundshme të përfshirjes së punonjësve të Policisë apo zyrtarëve të tjerë të ngarkuar për realizimin dhe monitorimin e procesit të konkursit për në Akademinë e Sigurisë.

IMG-20160311-WA0002

Next Post

Priten ndryshime rrënjësore në prokurori, Llalla: Riformatim i gjithë strukturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin

October 26, 2026
Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

Incident i frikshëm në portin gjerman, momenti kur anija turistike përplaset me dy anije kontejnerësh gjatë nisjes (VIDEO)

October 26, 2026
Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë

October 26, 2026
Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

October 26, 2026
Berisha do paraqitet nesër në SPAK, Noka urdhëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD të shkojnë atje

Dosja “Partizani”/ Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë! Zbulohet shkaku, ja kur mbahet seanca e radhës

October 26, 2026
Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

Anthropic përballet me padi për përdorimin pa leje të këngëve të Elvis Presley për të trajnuar modelet e saj IA

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Ikja e Vuçiç…

October 26, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

October 26, 2026
Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

October 26, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

“Vandalët paguajnë!”- Masat e reja për dhunën, Macron kërkon gjoba deri në 10 mijë euro edhe për protestuesit që s’i kanë shkaktuar vetë dëmet!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In