• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema sesi do të ndahen shtëpitë sociale

by Java News
19/06/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushtet e caktuara për të përfituar nga programet e strehimit kanë penalizuar shumë familje të varfra, duke i lënë jashtë skemave të mbështetjes sociale. Kjo është vënë në dukje edhe në strategjinë e strehimit 2016-2025, e cila është zyrtarizuar këtë muaj.

Ky dokument pasqyron tërësinë e hapave që do të ndërmerren për strehimin e familjeve në nevojë, programet që do të aplikohen, kategoritë që do të jenë në fokus dhe fondet që do të vendosen në dispozicion deri në 2025-n.

Kështu të moshuarit, jetimët, personat me aftësi të kufizuara dhe romët, të cilët e kanë pasur të pamundur për të aksesuar një nga programet e strehimit, janë disa nga kategoritë që do të mbështeten. Për këtë parashikohet të bëhen edhe ndryshime ligjore, të cilat do të sjellin thjeshtim të procedurave.

“Qëllimi i strategjisë është përmirësimi i kushteve të jetesës për 25 mijë familje me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë një shtëpi në tregun e lirë, duke përfshirë familjet me pozita të pafavorizuara që vuajnë nga përjashtimi social përmes ofrimit të alternativave për një strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm”, specifikohet në strategji.

Në vendin tonë, sipas të dhënave zyrtare, janë 35 mijë familje me status “të pastrehë”. Prej tyre vetëm 5 mijë, ose thënë ndryshe 15 për qind, kanë përfituar nga programet e strehimit. Synohet që deri në 2019 numri i familjeve përfituese të rritet me 20 për qind dhe në 2025-n kjo shifër do të shkojë 50 për qind.

BANESAT

Me daljen jashtë loje të kredive të buta, janë bonuset e strehimit që kanë nisur funksionimin. Bonuset janë subvencion në masën 50 për qind që shteti jep për qiranë mujore që familjet paguajnë. Por, krahas tyre, do të vijojnë të aplikohen edhe dy programet e tjera që janë në zbatim, përkatësisht programi i banesave me kosto të ulët dhe banesat sociale. Nga partneriteti publik-privat duket se nuk do të shpëtojë as ky sektor. Nëpërmjet kësaj skeme, të besuar fort nga kjo qeveri, synohet që të ndërtohen banesat sociale.

“Në legjislacion do të përcaktohen disa elemente të reja, të cilat nuk janë aplikuar më parë në fush- ën e strehimit, siç janë format e ndryshme të partneritetit publik dhe privat, si edhe përfshirja e komunitetit në ofrimin e strehimit, si edhe ndërlidhja e shërbimit të strehimit dhe shërbimeve të tjera sociale”, thuhet më tej në strategji. Veç saj, parashikohet që të shfrytë- zohen edhe apartamentet e mbetura stok. Qeveria do të nisë aplikimin e masave, duke i detyruar investitorët që t’i vendosin në funksion këto banesa.

RISITË

Mungesa e të ardhurave ka penalizuar shumë familje që, edhe pse kanë qenë në kushte emergjente, nuk kanë përfituar nga programet e strehimit. Për këtë arsye, shërbimet ndaj tyre do të jenë në formën e një pakete. Pra, veç strehimit, atyre do t’u mbulohen shpenzimet për kujdes shëndetësor, arsim, si edhe më e rëndësishmja, do të trajnohen për t’u integruar në tregun e punës.

Mbi bazën e të ardhurave mujore që do të gjenerohen, do të paguhet edhe qiraja për banesën, e cila sipas strategjisë, nuk duhet të jetë në asnjë rast më e lartë se 30 për qind e të ardhurave.

BUXHETI

Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e masave të kësaj strategjie për vitet 2016-2025 dhe të planit të veprimit është rreth 7.3 miliardë lekë, ose thënë ndryshe 60 milionë dollarë. Nga këto, 5.7 miliardë lekë do të financohen nga buxheti i shtetit. Me këto para do të mbulohen kostot për subvencionimin e interesave të qirave sociale, granteve të menjëhershme, dhe interesave të kredive të lehtësuara për ata që e kanë përfituar deri në 2015-n./ Panorama/ a.k

Next Post

Ja çfarë vërejnë më shumë meshkujt tek trupi i një femre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In