• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SKEMA/ “Jepi 20 mijë lekë të na fusë në një dhomë të mirë”! Zbardhen përgjimet, si të burgosurit korruptonin policët në Elbasan

by Java News
04/02/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ABC ka siguruar përgjimet e kryera për operacionin “Trinomi” në tre burgjet e vendit, Elbasan, Korçë dhe Peqin, që u finalizua të martën dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive.

Për 13 nga 28  të arrestuarit Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Janë lënë në burg Hysni Ndreu, Gazmir Meta, Elvis Gjoci, Gentian Gjata, Gentian Mino, Dardan Xhahysa, Mikel Gjella, Klevis Deliaj, Genci Xhahysa, Ervin Velia, Rigers Miha, Kastriot Gjella dhe Enver Kasneci. Në dosjen e prokurorisë zbardhen përgjimet dhe se si funksiononte rrjeti që ushtronte korrupsion për të përfituar.

Nga përgjimi i bisedave rezulton se shtetasi Genci Xhahysa i kërkon Dardanit që nëpërmjet pronarëve të lokalit i cili ndodhet përpara derës kryesore të hyrjes së këtij institucioni të japë shuma të ndryshme parash punonjësve të paraburgimit me qëllim marrjen prej tyre të favoreve të ndryshme si akomodimi në dhomë të mirë dhe që ai të jetë së bashku me dy personat nën hetim Ervin Velia dhe Engli Pjeçi.

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet ambjentale rezulton se  Dardan Xhahysa porositet nga Genci Xhahysa dhe Ervin Velia që të dërgojnë tek Gentjan Gjata një shumë prej 20.000 lekë me qëllim që ky i fundit t’ia japë  Hysni Ndreu dhe shtetasit Gazmir Meta me qëllim futjen në një dhomë të mirë burgu.

Në përgjimet telefonike rezulton se Genci Xhahysa i thotë Dardanit qe kur të takohet me Gentjan Gjata t’ia japë paratë dhe t’i thotë janë porosia e Rigers Mihas. Nga përgjimet ka dyshime se lidhjen mes Hysniut dhe Genci Xhahysës dhe Ervin Veliut e ka bërë i paraburgosuri Riges Miha.

Konkretisht bisedat janë kryer me datë 20.11.2021:

IEVP Bradasliesh: …Lokalin para burgut e di, e pe?

Dardani: Po e di, po.

IEVP Bradashesh: E pe e? eshte pronari aty, aty duhet te jet gruaja ose pronari.

Dardani: Po.

IEVP Bradashesh: Edhe do li lesh 200 mije leke, keto jane per filonin, 100 do ti japi baba i atit,

Dardani: Ehhe!

IEVP Bradashesh: Baba i Gelit,

Dardani: po,

IEVP Bradashesh: U mbylle!? Eli u mbyll.

Dardani: Me ke te te bi vete mo Neser a do iki atje ai Neser.

****58: Po pra

Dardani: He pra

***58: Ka shjel..

Dardani: Shko njehere atje kry punet atje pastaj te shofim.

******58: Se i bjen

Dardani: sa te them une i bjer ti makinen pastaj qe te iki une me ftlan vend dhe po i shkoj une ne filan ven.(j/a u bena une me makinen e tjetrit. A po ka njefare makine per zotin e te ngel ne dore.

******58: Ku di gje une ca zgjidhje me be.

Dardani: Se di o vallaj. Nuk e di ca me thene

******58:ee.

Dardani: I leni gjenat . Ju perhere kete muhabet lceni pa’sur. Perhere po te njehten gje.

******58: E di.

Dardani: Perhere ne cast te fundit. Nuk lehen gjenat per qastin e fundit i Q… n…. jam ne pune o burre.

******58: Po e di qe je ne pune o Dardan e di.

Dardani: Ca me then .

******58: ..E di

Dardani: Hajt te mbaroj kete.

******58: Hajt

Dardani: Jam me gjena ne dore.

******58: Hajt

Dardani: Ik.

Miha, po, do shkosh aty tek pronari do i thush keto jane per Rigers Mihen, mbaji ketu se do vine ti marrin thuj, kaq.

Dardani: Ok.

Bradashesh: Tek dera, tek burgu, kaq.

Dardani: E kam parasysh, tek lokali.

IEVP Bradashesh: Eh tek lokali, aty shif pronarin, eshte o gruja, o..

Dardani: Po pra i njof njof, slikova bleva…,

IEVP Bradashesh: Kshu qe neser shif mbasdite, mbasi te mbaroni punen, me ate vakt para…, ajo eshte hap ai, por gjithesesi ka mbasditja avash avash, vjene ai, i leni aty, do kalosh ti moresh ke baba i Gelit, do marresh cigaret, ftojt edhe ato, pastaj te shofim do foli Vini, po qe se vine ata te vini te honen, ti japesh keto fruta perimet 9a jane t-‘gjitha ato gjonat. n’rregull?

eagle Dardani: Ne rregull. Degjon!?

IEVP Bradashesh: He!

Dardani: Gjysmen do la mot atje une, ke baba i Gelit?

IEVP Bradashesh: Ehh! Jo po flisja me nje shoke ne anen tjeter se i thashe qe neser i ke leket aty.
Dardani: ehhe! Ok.
IEVP Bradashesh: Se jane per ate te modhin ketu, vari lesht, qe t’na leje te treve.

Dardani: E mo mire.

IEVP Bradashesh:

Dardani: Gjysmen do ta mar re tek baba i Gelit, gjysmen ketu?

Bradashesh: Ehh! 50 i ke thuj, ti jepi ato, pastaj t’shofim 9a do behet, se tek televizori pastaj i bi te fusi Vini, qe te blejme televizorin dhe t’shofin qysh do ta rregullojme mbrapa punen e televizorit, te. gjithe ka 60 mije leke, dmth 60 ai, 60 Gesi, 60 ai, 60 ne, e do marrim televizorin me gjithe digitalb, po m’duket dixhitalbi mund te blihet edhe ne Kavaje, se dixhitalbin nuk qenka e thenme ta hlejm ketu e mund ta moresh edhe me vete diten qe vjene, prandaj qe shif mos gjesh ndonje ofert dixhitalbi anej, i ben dhe nje ot’ert mujore, kur t’kesh kohe javen tjeter them…,Dardani: Me mire jane ata o burr, po hik s’do mime ti marrim ketu po ho.

Bradashesh: Sa bejne ato dixhitalbet?

Dardani: Ku di gje une.

IEVP Bradashesh: Nuk e din e?!

Dardani: S’e kam haberin fare.

IEVP Bradashesh: E mire, nejse, shif ben ndonje teiefonat andej ka Velija, 9a ben ndonje gjo.

Dardani: Po.

IEVP Bradashesh: Noj kat, ndonje nji…, shif vet, ai tjetri, apo s’e ngacmove?

Dardani: Jo s’e ngacmova ate.

IE VP Bradashesh: F. po mire, shit mos ka shkrujt, se thuj thjesht sepse une nuk kam vale thuaj, e mbaj fike, e kupto, prandaj e ndezi gjate mbasdites, nese po lie, vari lesht, shif ato neser, atyre shegeve iher me i hy kshu. me theme! edhe dy arka nuk prish.

Të arrestuarit nga operacioni:

1. Hysni Ndreu, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
2. Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
 4. Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 5. Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
 7. Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 8.  Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
9. Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
 10.  Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11.  Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”;
12.  Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
13.  Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
“Arrest në shtëpi”
14.  L. Gjata banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
15.  F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”
16.  Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
17.  Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
18.  Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
19.  Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
20.  Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
21.  Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
22.  Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
23.  Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
24.  Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
25.  Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
26.  Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
27.  Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
28.  Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”./m.j

Next Post
Mbi 22 mijë kosovarë ‘dynden’ drejt Shqipërisë për pak orë, radhë të gjata në Morinë

Pandemia/ Ministria e Jashtme njofton masat e reja në kufirin me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In