• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skema e vjedhjes së biznesmenëve me TVSH/ 15 kompanitë lëshonin fatura për firmën fantazëm, ja sa para kanë fituar

by Java News
06/09/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

15 biznesmenët e arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave.

Njëri prej të arrestuarve, është edhe Paqsor Buzi, i cili rezulton të ketë 50 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit, G.P.G Company, e cila ka një kapital prej rreth 1 miliardë lekë. Sipas të dhënave të transaksioneve të thesarit, kjo kompani ka marrë rreth 6.5 miliardë lekë nga viti 2014-2019, ose thënë ndryshe 53.8 milionë euro.

Për të vënë në funksion këtë skemë, biznesmenët e arrestuar të gjitha shitjet i kryenin pranë një subjekti, i cili sipas hetimeve rezulton se nuk ka kryer blerje apo import, bazuar në të dhënat e tatimeve. Vlera e faturave fiktive është rreth 182 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionë lekësh të rimbursuara nga buxheti i shtetit.

Në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë, kompani të ndërtimit, import-eksporteve, sigurisë fizike, shoqëri transporti, por edhe kompani farmaceutike. Kjo është lista e plotë e biznesmevëe të arrestuar, të cilët kanë në pronësi apo janë administratorë të disa kompanive të njohura që operojnë në vendin tonë dhe që janë përfitues të shumë tënderave.  Pronari i kompanisë, Leksi Security, Haxhi Sala, rezulton që nga transaksionet e thesarit të ketë përfituar rreth 92 milionë lekë, ose thënë ndryshe rreth 762 mijë euro.

Mhill Ndreca është një tjetër i arrestuar, i cili rezulton të jetë administrator i kompanisë Kombeas. Kjo kompani, sipas të dhënave të thesarit ka përfituar rreth 378 milionë lekë ose thënë ndryshe rreth 3.1 milionë euro.  Është dashur puna mbi një vjeçare e antikrimit ekonomik në Policinë e Tiranës dhe Prokurorisë  për të vënë në pranga 15 biznesment dhe për të shpallur në kërkim disa të tjerë.

Mbi këta të arrestuar, tashmë rëndojnë akuzat e “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” . /TCh

Të arrestuarit
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
2.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
3.Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
4.Haxhi Sala, kompania Leksi Security
5.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
6.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
7.Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
8.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
9.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
10.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
11.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
12.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
13.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
15.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group

Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet

g.kosovari

Next Post
I riu shqiptar kapet në Itali me kokainë dhe 1880 euro

I riu shqiptar kapet në Itali me kokainë dhe 1880 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

July 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

July 24, 2026
Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

July 24, 2026
Rekord vizitorësh në Krujë, në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

July 24, 2026
Nga 5G, te Kosovë-Serbi dhe Jeruzalemi / Trump i shkruan Ramës: Ju falenderoj për lidershipin në Ballkan!

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

July 24, 2026
‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

July 24, 2026
“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In