• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e subvencioneve, Denaj: Hoqëm disa burokraci për fermerët. Ngremë 7 laboratorë për garancinë e cilësisë ushqimore

by A R
22/04/2025 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se është lehtësuar mënyra e aplikimit të fermerëve për skemën e subvencioneve në bujqësi, duke u larguar disa burokraci që lidhen me dokumentet e vendndodhjes së fermës.

Në një intervistë për RTSH 24, Denaj tha se për vitin 2025 është rritur fondi i skemës së mbështetjes në bujqësi duke shkuar rreth 4.4 miliardë lekësh. Sipas saj, skema ka për qëllim uljen e kostove të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale.

 “Lajmi i ri i këtë vit është se janë ulur burokracitë në raport me vendndodhjen e fermës apo tokës ku me propozim të fermerëve është kërkuar për t’u larguar pasi krijon vonesa në aplikim. Më parë kërkohej skica e vendosjes së fermës. Mjafton të kesh një nga faturat atë të inputeve bujqësore apo atë të shitjes. Ndryshimet në skemë kanë ndodhur ditën e premte dhe sot janë të aplikuara por duhet theksuar se fermat që nuk kanë një dokument pronësie apo kontratë qiraje do rrisim kontrollet për disbursim në rast se ky dokument mungon”, tha ministrja.

Aplikimet për përfitim nga kjo skemë janë hapur më 14 prill dhe do të vijojnë deri më 30 maj, ku deri më tani kanë aplikuar 20 mijë fermerë dhe blegtorë. Ministrja Denaj tha se, këtë vit, dy janë risitë e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi, ajo e mbështetjes për fermerët që zëvendësojnë pesticidet me insekticide më të sigurta dhe nxitje për mbarështimin e viçave.

“Skema e subvencioneve është një skemë e përvitshme dhe u vjen fermerëve për të ulur kostot e prodhimit. Këtë vit kemi një fond më të lart se vitin e kaluar me një fond prej gati 4.4 miliardë leke është vënë në dispozicion të fermerëve për të aplikuar nga 14 prilli deri më 30 maj. Fermerët janë duke aplikuar për të 8 masat që kemi vendosur me dy risi. E para lidhet me mbështetjen që i bëjnë fermerëve që zëvendësojnë përdorimin e pesticideve me insekticide që të rritet vlera e produkteve. E dyta është mbarështimi i viçave që nxit prodhimin në vend. Skema kombëtare ka regjistruar deri më tani gati 20 mijë aplikues fermerë dhe blegtorë dhe një masë e rëndësishme është edhe skema e naftës”, tha Denaj.

Lidhur me sigurinë ushqimore, Denaj u shpreh se në bashkëpunim me Bankën Botërore, qeveria po investon një fond prej 20 milionë euro për ngritjen e 7 laboratorëve rajonalë duke ndihmuar fermerët të ruajnë cilësinë dhe t’i përmbahen protokolleve të sigurisë ushqimore.

“E nevojshme është siguria ushqimore e produktit dhe kemi një sistem të ngritur informacioni. Nëse vite më parë malli nuk mbahej në frigoriferë si në pikat e grumbullimit dhe nuk ka pasur analiza laboratorike me të njëjtin intensitet që bëhen sot duke krijuar një problem si për prodhimin dhe sigurinë ushqimore. Ne kemi një fond prej 20 milionë euro së bashku me Bankën Botërore po implementojmë në 7 pika rajonale të laboratorëve për të qenë më afër fermerëve, në mënyrë që ato të ruajnë cilësinë dhe protokollet”, tha ministrja.

Një tjetër pikë e theksuar është nevoja për bashkëpunim mes fermerëve që kanë parcela të vogla, duke krijuar grupe operatorësh për të përfituar më shumë nga subvencionet dhe për të rritur vlerën e produktit në treg. Këto grupe, tha Denaj, nuk do të kërkojnë bashkim prone apo tufash, por vetëm bashkërendim të punës dhe qëllimit.

“Skema e subvencioneve shkon në për çdo fermerë pavarësisht se ku e çon prodhimin e tij. Fermat e vogla nuk arrijnë të krijojnë mundësinë e mekanizimit pasi duke pasur më pak se një hektarë dhe për këtë arsye ne kërkojmë që të ketë bashkim operatorësh, jo bashkim prone, nuk po flasim për kooperativa. Po flasim për disa fermerë që e kanë tokën ngjitur me njëri-tjetrin dhe të kenë të njëjtën farë dhe të shkojnë te i njëjti treg. Ato jo vetëm marrin subvencionet 100 % por dhe vlera e shitjes së produktit të tyre është më e lartë. Kjo i ndihmon fermerët, pasi ato kanë nevojë vetëm për një veteriner për të garantuar sigurinë ushqimore, nuk ka nevojë të bashkojnë pronën apo tufën”, tha ajo.

Next Post
SPAK nis hetimet për Tunelin e Llogarasë, Bardhi: Belinda, në burgun e grave ambienti është gati!

SPAK nis hetimet për Tunelin e Llogarasë, Bardhi: Belinda, në burgun e grave ambienti është gati!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In