• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e re për profesionet e lira/ Referencë për kontributet paga minimale

by A R
28/01/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar mënyrën e re të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes.

Ky vendim vjen pas atij të Gjykatës Kushtetuese, e cila e konsideroi si të papajtueshëm me Kushtetutën vendosjen e pagave të referencës për 23 profesione të lira, që praktikisht sillte rritjen e detyrimeve që duhet të paguanin këta persona. Ndërkaq, sipas Aktit Normativ, që mban datën 25 janar 2017, “kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar do të llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave”. Kjo do të thotë se tashmë të vetëpunësuar në profesione si: avokat, farmacist, noter, arkitekt, inxhinier, përkthyes etj. do të paguajnë sigurime mbi pagën minimale, që aktualisht është 22 mijë lekë. Ndërkohë që, në rast se dëshirojnë të vetë sigurohen me një pagë më të lartë, atëherë janë të lirë të zgjedhin brenda kufirit të pagës maksimale, që aktualisht është 97.030 lekë. Sa i takon kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, është përcaktuar se ato do të paguhen si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, pra mbi 44.000 lekë.

PUNONJËSI I PAPAGUAR I FAMILJES

Ndërkaq, Akti Normativ përcakton dhe mënyrën sesi do të derdhen kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësin e papaguar të familjes. Sipas tij, sigurimet shoqërore do të llogariten mbi pagën minimale në shkallë vendi, pra mbi pagën 22.000 lekë. Ndërkohë që, kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për këtë persona do të paguhen me të njëjtën skemë, sikurse të vetëpunësuarit, pra si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi. Sipas Aktit Normativ, “kur veprimtaria ekonomike e tatimpaguesit fillon, ndërpritet, përfundon apo kalon në regjistrin pasiv gjatë një muaji, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore bëhet në bazë të pagës për ditët e punuara për muajin.

DEKLARIMI 

Sipas Aktit Normativ të vetëpunësuarit kanë detyrimin të bëjnë regjistrimin e të punësuarve, pranë organeve tatimore, ku ndër të tjera do të deklarojnë dhe pagën mbi të cilën do të derdhin kontributet. “Personat juridikë ose fizikë, brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë për personin fizik edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht”,-thuhet ndër të tjera në vendim. Ndërkohë që, për personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, ky deklarim në organin tatimor bëhet të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës. Pavarësisht kësaj, llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore”. Paralelisht “Gazeta Shqiptare” publikon sot dhe listën me 23 profesionet, që u klasifikuan si të lira nga vendimi i mëparshëm i qeverisë, të cilët i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. /GSH/a.m.

 

Next Post
Identifikohen pas 8 muajsh grabitësit e Rinasit, gati prangat për 3 persona

Identifikohen pas 8 muajsh grabitësit e Rinasit, gati prangat për 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com