• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Identifikohen pas 8 muajsh grabitësit e Rinasit, gati prangat për 3 persona

by A R
28/01/2017 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur janë mbushur tetë muaj nga grabitja me armë e 1 milion eurove nga pista e aeroportit “Nënë Tereza”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të siguroj provat që identifikojnë tre autorët e këtij krimi.

Gjatë kësaj kohe hetimore janë kryer dhjetëra veprime hetimore në disa drejtim dhe mbi disa persona të dyshuar, ku tashmë prokuroria është fokusuar në tre persona të vetëm, si të dyshuarit kryesorë të grabitjes së 30 qershorit 2016 në pistën e aeroportit.

Burimet sqaruan se tashmë tre autorët janë të identifikuar dhe se pritet vetëm arrestimi i tyre. Por edhe për këtë pjesë, është menduar që të ndërhyhet në fshehtësi të plotë dhe operacioni të kryhet nga forcat speciale, pasi hetuesit ndruhen për një reagim me armë të personave të dyshuar si grabitës të 1 milion eurove. Për shkak se dosja ende nuk është finalizuar me arrestimin e tre të dyshuarve, prokuroria shprehet e rezervuar, lidhur me emrat e autorëve të këtij krimi.

Gjithçka është siguruar, dhe se të gjitha provat e mbledhura kanë krijuar bindjen se tre autorët tashmë janë identifikuar, dhe se tashmë pritet vetëm arrestimi i tyre. Në dinamikën që kanë ndërtuar prokurorët, rezulton se dy personat që çanë rrethimin e aeroportit dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet të kuq dhe të armatosur, kanë pasur dhe një bashkëpunëtor të tretë. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për sa i përket largimit të tyre dhe humbjes së gjurmëve.

Paralajmërimi i Milorit

Siguria e dobët e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në disa raste ka shqetësuar dhe shefin e komisariatit të Rinasit, Ermal Milori, i cili shqetësimet e tij për hyrje-dalje të automjeteve civile, i ka paraqitur tek shefat e TIA. Këto shqetësime erdhën vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit ku u vranë dhjetëra persona. Megjithëse këto sulme të përgjakshme tronditën botën, në Shqipëri TIA dhe ICTS nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e rreziqeve kriminale që mund të ndodhnin në ambientet e brendshme dhe të jashtme të aeroportit “Nënë Tereza”.

Përveç deklaratës farse në media, se aeroporti kishte rritur masat e sigurisë, në fakt nga ana e TIA dhe ICTS asgjë nuk kishte ndryshuar. Dhe këtë e tregoi më së mirë supergrabitja e ndodhur në 30 qershor ku dy persona të armatosur hynë në pistën e aeroportit dhe grabitën 995 mijë euro. Mirëpo përveç kësaj, e tregon dhe një shkresë e firmosur nga shefi i pikës kufitare të Rinasit Ermal Milori, shkresë e cila duket se nuk është marrë fare në konsideratë nga strukturat e sigurisë në TIA dhe ICTS.

Shoferi poshtë furgonin

Fakti pse furgoni ku grabitësit mësynë në fillim për të grabitur nuk është arritur të hapet prej tyre, ka qënë sepse shoferi i këtij automjeti ka pikasur pak më parë personat e armatosur që ishin futur në pistë. Për të shpëtuar kokën e tij, shoferi është fshehur poshtë furgonit duke mos i dhënë mundësi dhe kohë grabitësve që të merren me të. Nëse do merreshin me shoferin e furgonit të mbyllur, i cili ishte fshehur poshtë dhe nuk ka dalë në asnjë moment prej andej, grabitësit do humbnin kohë.

Menjëherë ata kanë sulmuar furgonin tjetër i cili ishte i hapur dhe në proces të shkarkimit të thasëve me para. Nën kërcënimin e armëve, grabitësit kanë arritur të marrin shumën prej 995 mijë euro dhe të largohen duke mos u ndjekur nga askush. Burimet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se grabitësit nuk kanë pasur qëllim ti bënin keq njerëzve, pasi kjo shihet qartë dhe në pamjet filmike të nxjerra nga videot.

Sipas hetuesve, në video shihet se avioni që ndodhej aty pranë ka qënë i mbushur me njerëz dhe se dyert e avionit ishin të hapura. “Ky element nuk i pengonte aspak grabitësve të hynin dhe në avion për të vrarë apo grabitur civilët”-thanë burimet. /shqiptarja.com/a.m.

Next Post
Tmerr në Durrës/ Zjarri përfshin maternitetin, largohen në kohë fëmijët e porsalindur dhe nënat

Tmerr në Durrës/ Zjarri përfshin maternitetin, largohen në kohë fëmijët e porsalindur dhe nënat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata refuzon!

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Detaje tronditëse nga krimi në Kosovë, bashkëshorti vrau gruan tetë muajshe shtatzënë! Mister motivi dhe se si mbeti i plagosur rëndë

August 24, 2026
Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

August 24, 2026
“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

August 24, 2026
“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

August 24, 2026
VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

August 24, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Më shumë kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm, hyjnë në fuqi ndryshimet në Polici! Ja si do jepen gradat dhe si do emërohen shefat

August 24, 2026
Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

August 24, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Ceferin ‘injoron’ zërat, kreu i UEFA-s: Nuk e di kush mund të jetë kandidati, por s’jam i interesuar për President të FIFA

August 24, 2026
Zelenskyy: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një operacioni preciz këtë vit -

“E dimë që ai është i vdekshëm”- Zelensky jep alarmin: Putin po pret dimrin që të sulmojë! Na duhen 360 raketa ‘Patriot’ dhe…

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com