• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skema 3D e aksidentit/ Inxhinieri: ‘Audi’ ishte me 194 km/h! Të vendosen me urgjencë barrierat e kategorisë së lartë

by Java News
12/03/2023 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit tragjik në Tiranë, ku automjeti tip ‘Audi’ afër rreth rrotullimi të TEG-ut doli nga rruga dhe humbën jetën tre të rinjtë, Klevis Rucaj me 2 mikeshat e tij pasagjere, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini.

Skema është realizuar nga inxhinieri Alfred Hasanaj, i cili në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu thotë se drejtuesi i automjetit ka frenuar por nuk ka arritur të parandalojë goditjen. Hasanaj sqaron se nuk po lëvizte me shpejtësinë 270 km/h por e 194 km/h të cilën arriti ta ulte deri në 130 km/h kur u përplas me barrierën dhe ‘fluturoi’ për 28 metra.

‘Audi’ doli nga rruga dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës për të përplasur një tjetër mjet që ishte në lëvizje me shpejtësinë 106 km/h.

“Drejtuesi i automjetit ka vepruar me sistem frenimi dhe më pas mjeti ka kaluar në emergjencë. Hapësira dhe koha për të shmangur goditjen ka qenë e pamundur. Nga llogaritja, ka qenë me shpejtësinë 194 km/h dhe ka tentuar të frenojë çka ja ka ulur pak shpejtësinë dhe në momentin e hedhjes ka qenë 130 km/h. Automjeti është hedhur për 28 metra. Automjeti Hunday ka qenë 105 km/h. Hedhja është me 28 metra Mjeti Audi është rrotulluar 360 gradë. Barriera mban goditje veç me motor ose biçikletë, jo me automjet”, tha Hasanaj.

Sipas inxhinierit Hasanaj, duhen marrë masa për rritjen e cilësisë së barrierave mbrojtëse, duke i bërë thirrje Entit Pronar të Rrugës pasi mbajnë goditjet e motorëve e biçikletave, por jo të automjeteve. E vetmja mënyrë që mund të shmangen aksidente të kësaj natyre, sipas Hasanajt bëhet me vendosje të kolonave të paktën 70 cm në tokë ndërsa pjesa fundore thotë se duhet të mbulohet me buton. Në përfundim, inxhinieri theksoi se duhen vënë me urgjencë barrierat e kategorisë së lartë që janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Barriera mund të mbajë goditje vetëm me motor dhe bicikletë, nuk mban goditje me automjet. Qëllimi i barrierës mbrojtëse është të kthejë automjetin në rrugë dhe të mos e lejojë të kalojë në korsinë e sensit të kundërt. Në rastin konkret nuk e ka përmbushur se kolona vertikale e barrierës është vendosur mbi beton. Si duhet të ishte? 70 cm në tokë dhe pjesa fundore e pllakës duhet të betonohej dhe të kapej me bulona.

Barrierat projektohen për kënd 15-20 gradë. Për një moment humbet kontrollin dhe kthehet në rrugë. Në rastin konkret, karakteristikat gjeometrike të rrethrrotullimit, automjetet që vijnë nga Farka drejt TEG-ut vijnë me kënd thuajse 90 gradë. Automjeti e ka goditur me kënd 55 gradë ndaj nuk mund të mbajë.

Enti Pronar i Rrugës duhet të marrë masa. Barrierat e sigurisë janë në funksion të kategorisë së rrugës. Duke parë rrezikshmërinë që automjetet mund ta godasin, Enti Pronar duhet të merrte masa, të instalonte barrierat në përputhje me standardet e BE. Nëse këtu do ishte vedndosur barrierë e nivelit të lartë të kategroisë H4B. Nëse vendosen 2 barriera mund të ketë goditje edhe me kamion. Të vendoset me urgjencë barriera e kategorisë së lartë të mbajtjes së ngarkesës”, tha Hasanaj.

Audi’ i drejtuar nga 20 vjeçari Klevis Ruçaj, që vinte nga Farka në Unazën e Madhe Lindore të Tiranës çau barrierat në rrreth-rrotullimin e TEG-ut dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës dhe ranë sipër një automjeti Hyundai që ishte në lëvizje.

I riu ndërroi jetë së bashku me 2 pasagjeret në makinën e tij Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Të plagosur mbetën 3 anëtarë të një familje në automjetin e goditur nga lart, që po lëviznin në drejtim të Elbasanit, gjendja e të cilëve raportohet jashtë rrezikut për jetën.

 

Next Post
Inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur, çifti shqiptar zbulohet nga autoritetet italiane

Inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur, çifti shqiptar zbulohet nga autoritetet italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

October 9, 2026
Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

October 9, 2026
Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com