• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skavica, Berisha në Dibër: Rrahim Spahiu të japë llogari për projektin, ose të kthehet nga ka ardhur

by A R
13/02/2022 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Premtim Kryemadhi, ka thënë se Dibra nuk do të përmbytet kurrë. Lideri historik i demokratëve ka thënë se nuk është kundër ndërtimit të hidrocentraleve, por kundër përmbytjes së fshatrave, duke iu referuar projektit te Skavicës.

“Në Dibër vendos pa pyetur fare banorët, pa pyetur qytetarët të përmbysë pothuajse në tërësi tokat e saj pjellore, të zhvendosë fshatra të tëra, shkolla, teqe, xhami, varreza. Të varrosë histori të madhe të Dibrës pa pyetur njeri përsëri. Meqë jemi këtu dua t’ju bëj një shpjegim, ajo nuk mund të ndodhë kurrë. Që të përmbytet Dibra nuk do të ndodhë kurrë. Dua t’ju sqaroj, në vitin 2005 Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madhe italiane kontratën për ndërtimin e Skavicës. Erdhi kompania, i them unë nuk e pranoj këtë. E para e ke marrë pa tender dhe pa tender nuk pranoj gjë. E dyta nuk pranoj në mënyrë absolute tokat e Dibrës. Italiani ishte serioz dhe megjithëse kishte bërë kontratën me kryeministrin, e vërteta është se kishte shkuar në parlament kontrata, ke të drejtë më tha. Nuk pranoj unë të zhvendos fshatra. Ai bëri një projekt shumë të mirë pa përmbytje. Merrte Drinin në Skavicë dhe e nxirrte afër Bicaj. Ai ishte projekti. Unë nuk jam kundër ndërtimit të HEC-eve, por jam kundër përmbytjeve të fshatrave”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se me ndërtimin e projektit fatkeqësia e qytetarëve bëhet më e madhe, ndërsa bëri thirrje që të përqendrohet fokusi në energji të tjera siç është ajo diellore. Një thirrje e pati edhe per kandidatin e PS-së.

“Ai kandidati që ka sjellë nga Tirana, ai të dalë njëherë para jush dhe të japë llogari për Skavicën dhe projektin e tij ose të kthehet nga ka ardhur”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se Rama ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij dhe shtoi se për shkak të arrogancës nuk pyet asnjë njeri.

“Përballet arroganca, e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeriu që mendon se me dibranët, me shkodranët, me durrsakët, me gjirokastritët, me korçarët mund të sillet si të dojë, mund të marrë çdo vendim që do, sikur ata të mos ishin anëtarë të këtij kombi dhe kësaj shoqërie, të mos ishin me djersën e ballit, me taksën që paguajnë për çdo gotë uji që pijnë, aksionerë me të gjitha të ardhurat e këtij vendi. Vij sot këtu dhe 3 ditë më parë isha në Durrës. Durrësit me një vendim paranojak të verbër korrupsioni, ka vendosur t’i bëjë atë që s’i kanë bërë 3 mijë vite as pushtuesit më të egër, t’ia heqë portin sepse do të ndërtojë një ndërmarrje miliarda euro për të larë paratë e tij të drogës dhe ka marrë në qerre edhe “Lul Bravën”. Por a mund të merret një vendim të tillë? Pa pyetur asnjë qytetarët, pa marrë asnjë pëlqim të tyre, sikur vjen një pushtues i huaj dhe s’do të merret vesh me ta.

Nga vlora më njoftojnë se ka ngritur gjithë sheshin e Flamurit. Çfarë do bëjë? Xhepat e tij e dinë se mendja e tij udhëhiqet vetëm nga xhepat. Se sa do shpenzojë në atë shesh asnjë vlonjat nuk e di. Çfarë bëhet me sheshin e flamurit i cili duhet të ishte objekt diskutimesh jo vetëm për vlonjatët, por për mbarë shqiptarët. Por arroganca e etërve të tij që e ka pushtuar në çdo qelizë e bën që të mos pyesë njeri”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Rama niset sot drejt SHBA për samitin e OKB, të martën pritet takimi me Sekretarin Blinken

Rama niset sot drejt SHBA për samitin e OKB, të martën pritet takimi me Sekretarin Blinken

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In