• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skanimi i The Economist Intelligence Unit/ Vihen në “sitë” Rama, Meta dhe Basha

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia Ekonomike e Inteligjencës pranë prestigjozes “The Economist” ka publikuar sot raportin e parë për 2016-n, duke analizuar zhvillimet më të fundit politike dhe ekonomike në Shqipëri. Në skanerin britanik kalojnë marrëdhëniet e tensionuara mes Ramës dhe Metës, përfshirë lidershipin e deritanishëm në PD të Lulzim Bashës. “The Economist” është pesimist që negociatat për integrimin europian do të mund të hapen para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

The Economist Intelligence Unit
The Economist Intelligence Unit është një grup analitik në Londër që përpilon raporte të rregullta për zhvillimet politiko-ekonomike të Shqipërisë. Raporti, i fundit i siguruar nga Top-Channel, jep pritshmëri pesimiste për integrimin europian të vendit.

“Duke marrë në konsideratë vendosmërinë e qeverisë për integrimin europian, The Economist Intelligence Unit pret që Shqipëria të bëjë një progres gradual në përmbushjen e kushteve të vëna nga Komisioni Europian. Progresi mund të ngadalësohet si rezultat i rikthimit të sherrit, nisur në tetor 2015, nëpërmjet një serie të re akuzash për korrupsion dhe paaftësi mes partive qeverisëse dhe PD”, thotë raporti.

Por nga kush mund të rrezikohet integrimi? Për herë të parë, sipas EIU, faji mund të jetë edhe vetë brenda maxhorancës.

“Meta, së fundmi, ka treguar muskujt dhe në nëntor 2015 ai zëvëndësoi ministrin e Drejtësisë Naço, si një mospërfillje ndaj Ramës, i cili e kishte bërë të qartë kundërshtinë për rifreskim të kabinetit. Që prej 2009-s, Meta ka marrë rolin e “kingmaker-it” në politikën shqiptare e kështu, pa 16 deputetët e LSI, Partia Socialiste nuk mund të jete një shumicë parlamentare”, vë në dukje raporti.

Rama-META123
Britanikët e The Economist Intelligence Unit skanojnë edhe perfrmancën e Lulzim Bashës si kryetar i opozitës dhe arrin në këtë përfundim.

“Basha, që mori drejtimin e PD nga Berisha pas humbjes në zgjedhje, është në vështirësi për të mbrojtur lidershipin e tij në një parti, e cila ngadalë po mësohet të ketë një kryetar tjetër nga Berisha”.

berisha basha
Analistët e The Economist japin një shpresë që këto kundërshti mes palëve do të tejkalohen, për të bërë të mundur për Shqipërinë pasjen e një date për çeljen e negociatave për antarësim deri në fund të 2016-s. Por optimizmi i tyre për këtë vit është i pakët.

“Pritshmëritë janë që negociatat të mos fillojnë deri në zgjedhjen e Parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të parashikuara në qershor 2017”, nënvizon më tej raporti. /TCh

tirana skenderbeu

Next Post

Parashikimi i Soros: Rusëve do t'u bjerë mirëqënia, Moska drejt falimentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In