• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skandaloze”/ Serbët revoltohen me reklamën e Rita Orës në Beograd: S’duhet lejuar

by Java News
25/10/2019 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpër tabelat reklamuese të Beogradit së fundmi është shfaqur këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora. Arsyeja është se ajo është duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara.

Por serbët faktin e shfaqjes së Ritës në tabelat reklamuese e quajnë skandaloze. “Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, kështu shkruan media serbe “Informer”.

foto galeri

Gazeta serbe Informer e quan Rita Orën mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe. Kjo gazetë madje ka realizuar një sërë intervistash më të rinj në kryeqytetin serb ku i pyet ata sesi ndihen që Rita Ora shfaqet në qendër të Beogradit.

“Kjo është e tmerrshme dhe është një dëshmi e nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve. Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. Ligji urgjentisht duhet të hartohet dhe miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”, thekson një i ri serb i intervistuar nga gazeta Serbe Informer.

foto galeri

Këngëtarët serbë as nuk dëgjohen në Prishtinë apo Tiranë. Nebojsa Krstic, një ekspert i mirënjohur i marketingut në Serbi, i thotë gazetës Informer se gjëra të tilla nuk mund të ndëshkohen me ligj por nga tregu.

“Nuk është e paligjshme dhe nuk mund të ndalosh një këngëtare të shfaqet në një reklamë. Është tregu që do të thotë fjalën e tij të fundit. Nëse një kompani ka bërë një zgjedhje të dobët të markës tregtare, atëherë kjo do të ndihet në shitjen e produkteve”, shpjegoi Krstic.

Artistet shqiptare Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max prej kohësh janë shndërruar në imazh të firmave ndërkombëtare pas suksesit që kanë pasur në tregun e muzikës.

g.kosovari

Next Post
Tentoi të vriste 2 shqiptarët, i riu i shpëton arrestit shtëpiak në Itali

Tentoi të vriste 2 shqiptarët, i riu i shpëton arrestit shtëpiak në Itali

Comments 1

  1. qytetar says:
    7 years ago

    popull pre historik ne gjykime ,mjere ne qe na ka rene ne pjese

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Drita jeshile për Berishën ka ngjyrën e barit apo dollarit?

August 27, 2026
FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

August 27, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

August 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Afati i vetëm që drejtësia shqiptare ka respektuar deri më sot!

August 27, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com