• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandaloze: Maqedonia synon të luajë me Shqipërinë në Prilepin racist

by Java News
13/12/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të luhet në shtator të vitit 2017, por këta të fundit janë duke menduar për stadiumin ku do të presin kuqezinjtë.

Ende nuk është zyrtarizuar impianti ku do të luhet kjo ndeshje, por nuk përjashtohet si mundësi që të organizohet në stadiumin e Prilepit, i cili ka filluar të rindërtohet gjatë këtyre ditëve dhe punimet po vazhdojnë me një ritëm shumë të lartë.

Gjasat të bëjnë të mendosh që punimet mund të përfundojnë shumë shpejt dhe ndeshja Maqedoni-Shqipëri mund të luhet pikërisht në Prilep.

Ky stadium duhet të kishte filluar përpara një viti, por federata maqedonase ishte në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n për të pasur një stadium 18 mijë vendesh dhe me standardet europiane, raporton Panoramasport.

Kjo nuk është hera e parë që kuqezinjve u bëhen lëvizje të tilla me stadiumet sepse vendet organizatore duan që ta vënë në vështirësi skuadrën mike.

Edhe Italia e çoi ndeshjen në Sicili për të shmangur tifozët e shumtë shqiptarë.

Nuk do të jetë ndeshja e parë e zhvilluar në Prilep mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, sepse edhe në vitin 2011 dy vendet luajtën një sfidë miqësore, e cila përfundoi pa gola.

Golat munguan, por nuk munguan koret raciste të grupimit të tifozëve maqedonas “Majmuni”, të cilët nuk pushuan asnjëherë gjatë 90 minutave: “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, “Lufta për çlirim”.

Këto ishin disa nga koret e tyre, të cilat e ndezën shumë rivalitetin mes dy vendeve.

Maqedonia do të kërkojë të hakmerret pas humbjes që pësoi në Shkodër me rezultatin 2-1 në favor të Shqipërisë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ksamil, fjalët e fundit të Xhezairit: Më vrave, qen

Vrasja në Ksamil/ Autori dyshohet me pagesë, pista kryesore hakmarrja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com