• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali “Rinas” dhe përgjegjësia jashtë-brenda dhe brenda-jashtë

by Mentor Kikia
05/07/2016 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Debati i madh është se kush e ka përgjegjësinë për grabitjen në aeroport. Nga gardhi e brenda e ka TIA, dmth kompania private e sigurise qe ka kontraktuar ajo ICTS. Nga gardhi e jashte e ka policia e shtetit. Tani, nese grabitesi hyn nga jashte-brenda, atehere duhej ta kapte me pare policia, se ICST nuk ka armë. Ne kete rast, ata kanë hyre nje here nga jashte-brenda, pastaj kanë bërë një xhiro nëpër pistë, kanë kontrolluar avionët nëse ishin në rregull me oraret dhe pastaj kanë bere grabitjen, duke ecuar nga brenda-jashte. Kush e ka fajin këtu? Asnjeri- them une. Edhe TIA, me te drejte pyeti? Po sikur te na hedhin nje shishe me benzine, nga jashte-brenda, kush e ka pergjegjësine? Ndersa une po pyes: Po sikur të marrin peng, apo të sulmojnë një avion nga brenda-jashtë? Po sikur të futen kamikazë të maskuar si punëtorë bagazhesh apo roje private, nga jashtë-brenda, e pastaj të sulmojnë nga brenda-jashtë me të gjitha avionet kamikazë? Kush do te nderhyje, sepse rojet e ICST nuk kane arme?
Ja pra e shikoni që asnjëri s’ka faj. Pikërisht, meqë s’kanë faj, edhe drejtorët e TIA dhe ICTS, as e kanë prishur terezinë fare per cfare ndodhi ne Rinas, por vazhdojnë pushimet.
Unë habitem për një gjë. Si ka mundësi që këtu bëhen kaq pak grabitje? Si ka mundesi qe nuk e marrin te gjithe shtetin e ta fusin ne thes? Po si është e mundur që i gjithë shteti është dhënë me PPP(koncesion). Edhe bankat, edhe ministritë, edhe magazinat e rezervave të shtetit, edhe aeroporti, edhe portet, edhe KQZ-ja, edhe biblioteka kombëtare, arkivat, muzetë, universitetet, bashkite… gjithëcka i është lënë për ruajtje policive private. Po a e dini cfarë janë policët privatë? Ca njerëz pa asnjë përgatije, ca me bark të madh që su mbërthehen pantallonat, e ca aq të dobët sa u prek rripi shtyllën kurrizore. Këta rregullojnë turnet, duke bërë 24 orë sherbim që të nxjerrin tre ditë pushim për të bëjnë ndonjë punë në shtëpi, dhe shumicën e kohës flenë në shërbim pastaj. Këta paguhen 20 mije lekë në muaj dhe ata më me fat kanë marrë pagesën e Marsit tani. Këta bashkëpunojnë për të grabitur jo 1 milion Euro, por edhe 1 mijë Euro.
Këto janë pasojat kur shteti dorëzon gjithëcka tek privatët, me ca standarte skandaloze, ku gjithkush zhvat cte munde. Kështu është gjithandej, por duhet të plasë bomba për të mësuar se si është e vërteta.

Mentor Kikia's photo.
Mentor Kikia's photo.

Next Post

Një Samsung që paloset si libër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com