• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali/ Mikrobe dhe urinë në qumështin që shitet rrugëve

by A R
11/09/2018 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare iu rikthye temës së sigurisë ushqimore. Qumështi që shitet nga fshatarët 100 lekë për 1.5 litër, i pakontrolluar, me bidonë plastikë të ripërdorur, ka ngarkesë mikrobike deri në 290 herë më e lartë se norma e lejuar. Përgjegjësia është e institucioneve që e lejojnë tregtimin dhe qytetarëve që vazhdojnë ta blejnë.

Edhe specialistët konfirmojnë që është i pasigurt për t’u përdorur. I rrezikshëm për konsumatorin pasi mund të mbart edhe sëmundje si bruceloza dhe turbekulozi. Sipas tyre është e vërtetë që ka raste që i hidhet edhe urina e kafshës për ta shtuar në sasi, pasi densiteti i saj është i njëjtë me atë qumështit dhe nuk kuptohet kur i kryen analizat.

Për vite me rradhë Fiks Fare ka sjellë në vëmendje të publikut rrezikun që vjen nga konsumimi i qumështit të pakontrolluar. Institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë thuajse asgjë për ndalimin e tregtimit të tij. Në të gjitha tregjet e Tiranës, informale ose jo, qumështi shitet nga fshatarët, me bidona plastikë jashtë çdo kushti higjeno -sanitar. Por vazhdimi i tregtimit të tij nuk është përgjegjësi vetëm e Institucioneve, AKU-së, por edhe e konsumatorëve që pavarësisht se e dinë që ky qumësht është i pakontrolluar, vazhdojnë ta blejnë atë. Jo më larg se dy vjet më parë, Fiks Fare solli me zë dhe figurë se si përdoreshin bidonat plastikë të mbledhura në plehra për të shitur qumësht. Madje ky ish kthyer në një biznes fitim prurës për ata që i mblidhnin në kazanë, pasi i shisnin tek tregtarët më 5 lekë bidonin. Por as ky fakt nuk mjaftoi për të ndërgjegjësuar konsumatorët apo institucionet për ta zhdukur këtë fenomen.

Edhe sot pas dy vjetësh, ky qumësht shitet sërish në çdo cep të Tiranës, i ambalazhuar në shishe plastike të ripërdorura. Gazetarët e Fiksit blenë disa bidonë me qumësht në tregtarë të ndryshëm. Të gjithë e shisnin qumështin në kushte të papërshtatshme higjeno- sanitare dhe me bidona të ripërdorur disa herë. Madje njëri prej shitësve e pranon që nuk mungojnë rastet që i shtohet urina e kafshës qumështit, kjo për shtim të rezistencës së tij. “ E vërtet i hedhin urinë që mos të prishet dhe kur e çojnë në baxho, me urinë i ngrihet gradacioni. Ndaj e bëjnë” i pohon shitësi gazetares së Fiksit. Këto bidona që ata i shisnin për qumësht të freskët dhe pa “hile” u dërguan për analiza pranë ISUV.

Në legjislacionin shqiptar, norma e lejuar e ngarkesës mikrobike është 100 mijë. Pas analizimit të produktit qumësht, 80 % e tij rezultoi jashtë normës së lejuar. Madje shkonte deri 290 herë më e lartë. Fiksi u konsultua me specialisten lidhur me përgjigjet e këtyre analizave. Sipas Prof. Bizena Bijo, që jep lëndën e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore në Universitetin e Mjekësisë Veterinare, ky qumësht nuk është i rekomanduar që të tregtohet, pasi pavarësisht temperaturës së vlimit, bakteret rezistente janë një rrezik i madh për sëmundje të shkaktuara nga konsumimi i tij. Bruceloza dhe turbekulozi janë dy sëmundje që transmetohen nga kafsha tek njeriu, nëpërmjet konsumimit të qumështit. Ajo thekson faktin që këto toksina, nuk shkatërrohen edhe pas vlimit të qumështit në temperatura shumë të larta. Pasi konsumatorët nuk e dinë që duhet zier ndoshta edhe 30 minuta dhe sërish frika ekziston. Ndaj është e rekomanduar që të mos përdoret qumësht me norma më të larta se 100 mijë. Siç e parashikon edhe legjislacioni.

Specialistja e pranon faktin që fshatarët i hedhin urinën e kafshës qumështit, pasi densiteti i saj me atë të qumështit është i njëjtë. Në rastet kur kryhet analiza e densitetit, rezulton brenda normës. Shtimi i qumështit me urinë është gjithashtu i rrezikshëm për konsumatorin pasi ajo përmban në të sëmundje që mund të transmetohen nga konsumimi i qumështit tek njeriu. Më të rrezikuarit janë fëmijët, të sëmurët, sidomos atyre që i rekomandohet që të pinë qumësht dhe mosha e tretë.

Bisedë me disa nga tregtarët e qumështit të “freskët”

Fiksi-Me sa e ke bidonin?

Shitësi-1 mijë lekë.

Fiksi-Të mos kem merak unë, se kam kalamaj.

Shitësi-Më vjen keq, ne e kemi me klientelë.

Fiksi-Më jep një ti, edhe të marr edhe një atje, të provoj kush më pëlqen. Një bidon njëherë. E di ça kam merak? Bidonat, nga i merrni?

Shitësi-Ne bidonat faktikisht, e do troç? Ne i kemi me klientelë. I jap unë bidonin, më jep bidonin. I kanë me shenjat e veta.

Fiksi-Nuk e përzien me gjë? Thonë që i hedhin edhe urinë lope.

Shitësi-Dëgjo mua tashti. Atë e hedhin…

Fiksi-Që mos të prishet?

Shitësi- Që mos të prishet. E çon në baxho ai ( qumështin) për djathë, ai i vë gradë. Ngre gradacionin.

Fiksi-Urina e lopës e?

Shitësi-Po. Po ti mos e vrit mendjen për mua. Do më kërkosh ti mua, jo unë ty.

Fiksi-Po ai aty? Ma jep dhe ti një bidon. Do t’i provoj, kush më pëlqen do vij të marr.

Fiksi-Një herë në dy ditë vini ju?

Shitësi-Po një ditë po, një ditë jo.

Fiksi-Me sa e ke bidonin e qumështit?

Shitësja-Një mijë lekë zemra. Qumështin e ke special, në radhë të parë i pastër, i kulluar.

Fiksi-Po këto bidonat nga i merrni se te qesja po shoh që qenkan

Shitësja-Po qesja është vënë në tokë me zemër. Merre pa merak. Hajde më thuaj nesër a pasnesër.

Fiksi-Me sa e ke?

Shitësi-Me një mijë lekë.

Fiksi-Çdo ditë vjen këtu? Që të sjell bidonat e mi se kam shumë siklet.

Shitësi-Ma sill me shenjë.

Fiksi-Mirë, mirë, faleminderit.

Fiksi-Më jep dy bidona.

Shitësi-Merre, vëri shenjën edhe bjeri bidonat. Pasnesër. Një ditë po, një ditë jo.

Fiksi-Vetëm këtë bidonin ke?

Shitësi-Po.

Fiksi-Si kalove? Me sa e ke? E di ça kam merak, ti çdo ditë këtu del apo… si e ke?

Shitësi-Merre me shpirt, i çoj te shpija dhe marr ( bidona) të tjerë. Te shpija, se çoj qumësht te shpija.

Fiksi-E kuptoj

Fiksi-O nëna me sa e ke bidonin?

Shitësja-Me një mijë lekë.

Fiksi-Ma jep një.

Shitësja-Pa merak fare, unë jam me myshteri ( klientelë). Ja shife bidonat që i kam.

Fiksi-Nga i merr këto bidonat që po marr unë tashti?

Shitësja-Mos ke merak. A kupton, ja shife si i kam bidonat. Bidona uji.

a.ç

Next Post
Ekzekutohet i riu shqiptar në Nju Jork, familja fal vrasësit

Ekzekutohet i riu shqiptar në Nju Jork, familja fal vrasësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In