• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

by E S
27/02/2026 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike në Kosovë ende nuk kanë propozuar një kandidat për postin e Presidentit të Kosovës që do të ishte i pranueshëm për të paktën 80 deputetë dhe të kishte një votim të suksesshëm.

“Deri më tani presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur synimin për një tjetër mandat. Ndërsa akademiku Arsim Bajrami u ofrua si kandidat konsensual, dikur ish-pjesëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Të premten edhe Nisma Socialdemokrate propozoi Fatmir Limajn për postin e Presidentit të Kosovës. Që të tre ende nuk kanë marrë 30 firmat e deputetëve, të nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturat.”

Fillimisht, pranë Kuvendit duhet të depozitohen dy kandidatura që kanë së paku nga 30 nënshkrime unike. Të njëjtët deputetë do të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit. Pa kandidatura zyrtare nuk do të ketë seancë të Kuvendit.

“Dy kandidatë që i kanë 30 nënshkrime, me kusht që deputetët e caktuar të mos jenë në të dyja këto lista, dhe fillon procedura për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Në rastin kur nuk ka propozime, seanca e Kuvendit nuk thirret, as nga kryetarja e Kuvendit, as nga Kryesia e Kuvendit”, tha Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas interpretimeve të juristëve, vendi nuk shkon në zgjedhje në rast se nuk ka një emër që do të hidhet në votim. Ky përbën një zhvillim të ri, pasi ngërçi duket te mungesa e pasojave në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda afatit 30-ditor deri në përfundim të mandatit, në mungesë të një kandidati zyrtar.

“Interpretimi ynë është që nuk shkojmë në zgjedhje në mënyrë automatike, për arsye se as në Kushtetutë, as në ligj dhe as në Rregulloren e Kuvendit nuk shkruan për pasojat e moszgjedhjes së presidentit brenda afatit që thuhet 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale.”

Duket se çështja e zgjedhjes së presidentit mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, në rast se nuk ka asnjë kandidat.

“Sërish duhet t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shkak të paaftësisë së pushtetit politik, në këtë rast shumicës parlamentare fillimisht e më pas edhe opozitës parlamentare, që nuk kanë gjetur një kandidat konsensual, sepse fryma e Kushtetutës thotë që për kryetarin e Kuvendit, Kryesinë dhe për presidentin e vendit duhet gjetur konsensus.”

Nëse nuk ka kandidatura deri më 5 mars, presidentja aktuale Vjosa Osmani vazhdon mandatin deri më 4 prill dhe pas kësaj date ajo duhet të lirojë zyrën. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëhet ushtruese e detyrës së presidentit për një afat prej 6 muajsh.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë takoi liderët e PDK-së dhe LDK-së në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Takimet me Bedri Hamzan dhe Lumir Abdixhikun nuk sollën asnjë rezultat. Edhe propozimi që të ishte një kandidat nga familja Adem Jashari u hodh poshtë, pasi nuk u pranua një gjë e tillë.

Next Post
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com