• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skandali me inceneratorët po thellohet”!/ LSI: SPAK të vendosë para drejtësisë bosët e mega-aferës

by A R
13/07/2022 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për media, nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, i bëri thirrje SPAK-ut që të nxjerrë para përgjegjësisë “bosët” e inceneratorëve, që sipas saj, kanë shpenzuar miliona euro për udhëtime jashtë vendit.

Ajo theksoi se SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve dhe duhet t’u tregojë sot shqiptarëve se drejtësia nuk njeh asnjë pushtet mbi veten!

Deklarata e plotë e nënkryetares së LSI, Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë,

Skandali i inceneratorëve i denoncuar me forcë nga LSI sa vjen e thellohet.

Ai është shembëlltyra më e plotë e qeverisjes së vendit, është prova më e qartë e kapjes së qeverisë nga mafia e plehrave dhe e shndërrimit të qeverisë në shërbëtore të klaneve kriminale të korrupsionit. Kjo megaaferë ka përlyer emrin e njerëzve të pafajshëm e të pamundur, të cilët paratë që janë qarkulluar në emër të tyre nuk i kanë parë as në ëndërr.

Ky grup i strukturuar kriminal që nuk kursen të gjallë as të vdekur nuk mund të ketë vepruar pa bekimin qeverisë Rama.

• Janë 24 kompanitë fiktive me të cilat janë vjedhur plot 189 milionë dollarë, të cilat janë fonde publike.

• Ndërkohë, ne paguajmë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratat korruptive të Klodian Zotos, i cili ndodhet në kërkim.

Por pavarësisht kësaj, të varfërit shtohen në Shqipëri, ku vetëm një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro, ku inceneratorët që nuk kanë djegur një gram të vetëm mbetje deri tani, u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro. Të varfërit sa vijnë e shtohen në vendin me çmimin më të lartë të naftës në rajon, të certifikuar nga bordi i zhvatjes.

Të varfrit shtohen përditë në Shqipëri, ku qeveria injoron çdo nismë që do të lehtësonte sadopak barrën e krizës së çmimeve. Të varfrit shtohen përditë në Shqipërinë e miliona turistëve të huaj, ku vetë shqiptarët nuk ia lejojnë dot vetes as një javë pushime.

Të varfrit shtohen sepse nuk kanë pasur as kanë asnjë mbështetje financiare nga kjo qeveri, e cila i braktisi gjatë pandemisë, ndërsa bosët e inceneratorëve shpenzonin miliona euro për udhëtime jashtë vendit.

Prioriteti i vetëm i kësaj qeverie janë një grusht njerëzish që pasurohen përditë në kurriz të qytetarëve të varfër. Sepse kjo është qeveria e përfituesve nga tenderat pa garë e nga koncesionet.

Kjo është qeveria që bekon zhvatjen, evazionin dhe korrupsionin. Edi Rama është ideatori dhe përgjegjësi kryesor i kësaj skemës kriminale të inceneratorëve. Vetëm me mbështetjen e tij mund të zbatohej një skemë e tillë grabitjeje.

Qeveria e inceneratorëve, e cila vjedh qytetarët që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, duhet ndalur sot. SPAK ka në dorë dokumentet, provat dhe besimin tonë. Më shumë se kurrë, SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve, sepse askush nuk e pret drejtësinë as nga Edi Rama, as nga Erion Veliaj.

Me reformën në drejtesi, që erdhi si vullnet i të gjithë politikës shqiptare, dhe si mbështetje e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë vendosur fytyrën dhe integritetin e tyre në këtë sistem të ri. Prokuroria Speciale AntiKorrupsion dhe Gjykata Speciale, duhet të ngrihen në nivelin e kërkuar, për t’i treguar forcën e ligjit çdo zyrtari që prek financat publike, pavarësisht se me kë parti është ai.
Drejtësia e re nuk duhet t’i lexojë ligjet, duke i shërbyer qeveritarëve, siç bënte drejtësia e vjetër, sepse ndryshe çdo investim që është bërë për drejtësinë e re barazohet me zero, por vetëm të garantojë mbizotërimin e ligjit mbi çdo gjë tjetër.

SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë krerët e kësaj piramide abuzimi me pushtetin, pa rënë pre e intimidimit prej tij. SPAK duhet t’u tregojë sot shqiptarëve se drejtësia nuk njeh asnjë pushtet mbi veten!

/a.r

Next Post
Deputeti e Bundestagut gjerman: Do të punojmë fort që javën ardhshme Shqipëria të nisë negociatat/ Balla: Kancelari është i qartë me procesin e Berlinit

Deputeti e Bundestagut gjerman: Do të punojmë fort që javën ardhshme Shqipëria të nisë negociatat/ Balla: Kancelari është i qartë me procesin e Berlinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In