• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali/ Letra paralajmëruese e Ina Kasimatit, që u nda nga jeta prej kancerit: Onkologjiku më ishte kthyer në tmerr

by Java News
27/06/2024 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati e cila u nda nga jeta më 23 mars të këtij viti, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit, e kisha paralajmëruar gjendjen në spitalin Onkologjik. Letra e cila është bërë virale tani, në një moment kur u zbulua skandali sesi mjekë dhe staf në spitalin Onkologjik bënin pazare me të sëmurët me kancer, zbulon me çfarë përballen pacientët që hyjnë në atë godinë.

LETRA E INA KASIMATIT (Gusht 2023)

Më vjen keq ta them , po në Shqipëri jemi qindra vite larg nga mjeksia që duam.

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh , operacionin e bëra tek spitali onkologjik në QSUT.Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe mu hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ja thash Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin.I shkruajta atëhere Drejtorit të përgjithshëm Z.Joti .Asnjë përgjigje.

I shkruajta Ministres, znj.Manastirliu.Asnjë përgjigje.Pastaj një shoqe më sugjeroi ti shkruaja Kryeministrit. Mu duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysëm ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms ( të lante gojën) Znj.Kasimati , ju e keni marr ilacin në farmacinë e spitalit ….( qesharake) E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marr ilacin dhe as që nuk e dija ku ishte farmacia e spitalit.Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin.Pas tre vitesh ( dmth vitin e kaluar) kur mu përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin , më morri në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thash dua të iki në një spital jashtë , pasi spitali onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori dhe në dhomën e vogël e onkologes, që shkoja cdo tre muaj dhe për ironi pas covidit ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikje bëje terapinë.Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin , tek dera prisje në këmbë në rradhë … , Nuk e di nëse keni shkuar në spitalin onkologjik , në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diciturë në anglisht të një.firme Farmaceutike ; Bëje tani , atë që pacienti ka nevojë më pas”

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr….Kur e kam parë jam tmerruar .I bëra foto .Ja dërgova drejtorit, e postiva edhe në faqen time në fb dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë , falë mbështetjes të shqiptarëve , dhe jo të shtetit , unë prisja përgjigjen e biopsisë , por nuk e morra pasi në spital mungonin kitet ….Ndërkohë në ato koridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty , të shqëtësuar për mungesë të ilaceve, kimioterapisë…Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjeksor , apo analizat , ilacet ….Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse ti shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit….Është turp!Në cilin vënd të Europës ndodh kjo ? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ opetohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty , skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin. …Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ” lan moralin* që shteti e dha ndihmën…Jam kurioze të dijë në rastin e aktorit Fuga cfarë mbështetje i ka dhënë shteti , kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela cfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?/m.j

Next Post
Zhvatnin pacientët me kancer, Gjykata tregon çfarë ndodhi me mjekun Edmond Gashi: Ia futi vrapit nga dera e gjyqtarëve, iku pa policë

Zhvatnin pacientët me kancer, Gjykata tregon çfarë ndodhi me mjekun Edmond Gashi: Ia futi vrapit nga dera e gjyqtarëve, iku pa policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In