• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali/ Ja si e shkeli ligjin zëdhënësja e Bashës rrezikon shkarkimin nga AMA, theu pavarësinë e institucionit

by Java News
22/02/2022 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë nga miratimi në Kuvend si anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj rrezikon seriozisht shkarkimin nga kjo detyrë. Shkak është bërë skandali i sotëm në komisionin hetimor për inceneratorët, ku në shkelje të plotë të ligjit për “Mediat audiovizive” dhe të Kodit të Sjelljes të AMA-s, Desada Metaj u shfaq si zëdhënëse e Lulzim Bashës dhe PD.

Mediat arritën të fotografojnë disa biseda të Metajt me kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Në këto mesazhe, në shkelje të pozicionit të saj, Metaj i jep udhëzime Tabakut për pyetjet që duhet t’i drejtonte kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ishte thirrur në dëgjesë, si dhe e këshillon si duhet të sillet gjatë debatit.

Si të mos mjaftonte ky skandal, në përpjekje për t’u justifikuar, Desada Metaj pranoi hapur në një reagim të sajin, se është e opozitës dhe mbështet atë. “Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë”, thuhet në reagimin e bërë nga Metaj.

Por, kjo është një hipokrizi e rëndë që tregon në fakt, se Lulzim Basha nga njëra anë bërtet për pavarësi të institucioneve, e nga ana tjetër dërgon në AMA zëdhënësen e tij, e cila sot u paraqit në komisionin hetimor si anëtare e AMAs dhe mbështeti politikisht kryetaren Jorida Tabaku.

Sipas nenit 7 të ligjit për mediat audiovizuale, anëtarë të AMA-s nuk mund të jenë individët që janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike. Ligji i ndalon anëtarët e AMA-s që të shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre dhe se ata nuk duhet të influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.

Ndalimi i veprimtarisë politike të anëtarëve të AMA-s përfocohet edhe nga Kodi i Sjelljes së këtij institucioni. “Funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës, nuk mund të jenë anëtarë të partive, organizata politike apo të kryejnë funksione publike që konsiderohen si të papajtueshme me detyrën nga legjislacioni në fuqi për median audiovizive”, thuhet në Kod.

Sipas këtij Kodi, funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës duhet të bëjnë kujdes që me sjelljen e tyre në marrëdhëniet me qytetarët, vartësit, subjektet e interesuara dhe institucionet me të cilat bashkëpunojnë të jenë shembull i korrektesës dhe qytetarisë, me qëllim që të ruajnë dhe të shtojnë besimin publik në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e institucionit./m.j

 

Next Post
Përgatitet pushtimi i Ukrainës/ Putin merr miratimin e Parlamentit për të përdorur ushtrinë jashtë vendit. Rezoluta

Përgatitet pushtimi i Ukrainës/ Putin merr miratimin e Parlamentit për të përdorur ushtrinë jashtë vendit. Rezoluta

Comments 2

  1. Baca says:
    4 years ago

    Pervecse militante qenka edhe shume ndyresire!

    Reply
  2. leka says:
    4 years ago

    Mesojeni te zbatoje ligjin.Ik dhe vazhdo te besh opozitaren, ose rri dhe zbato ligjin si apolitike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In