• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali i ilaçeve, burg për shtatë persona

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar 7 të parët për skandalin e rimbursimeve të ilaçeve, që i shkaktoi një dëm të konsiderueshëm arkës së shtetit. Hysni Roçi do të vuajë një dënim prej 4 vitesh burg, pasi është cilësuar si organizatori i kësaj skeme mashtrimi.

Sipas dispozitivit të gjykatës, vuajtja e dënimit për Roçin të fillojë nga dita e ndalimit në datën 4 qershor 2015 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë, Pjerin Xhuvani, drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, u dënua me 3 vjet burg, por në fund iu konvertua me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Ndaj tij u hoq masa e arrestit shtëpiak, e vendosur më 7 qershor 2015, ndërsa i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vjetësh.

Gjykata ka dënuar Edlira Myrtezain me 3 vjet e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të të fillojë nga dita e ndalimit në datën 4 qershor 2015 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Myrtezait i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vjetësh. Ndërkohë, Frida Lamçe u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim. Iu hoq masa e arrestit shtëpiak dhe është liruar. Fatbardh Budo u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fatbardh Budo të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Mimoza Tufi u dënua me 2 vjet burgim, por iu pezullua me kusht. Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënua edhe Arens Spahiun, me akuzën e mashtrimit. Edhe ai u dënua me dy vjet burg, por iu konvertua me kusht. Gjykata ka deklaruar si të falsifikuara recetat origjinale së bashku me librezat shëndetësore të cilat u përkasin farmacive; Lundër, Berzhitë, Nutrimed 2012, Adelina, Hysni Roçi, të ardhura nga Kryeministria me shkresën me numër 2668 të datë 5 qershor 2015. Urdhërohet asgjësimi i këtyre dokumenteve.

Sipas dosjes, zyrtarët e Fondit dhe disa drejtues farmacish u përfshinë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja. “Nga hetimet e prokurorisë rezulton se në krye të kësaj skeme qëndrojnë Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si dhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani. Këta dy shtetas, në pozicionet e tyre, kanë përfshirë në veprimtari të paligjshme edhe shtatë persona të tjerë, përkatësisht 4 drejtues teknikë farmacish dhe 3 punonjës të Fondit Rajonal të Tiranës”, thuhet në dosje.

Roçi u gjykua për mashtrim, ndërkohë Xhuvani për shpërdorim detyre. Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh u vunë edhe zyrtarja e Fondit, Edlira Mema. Frida Lamçe dhe Fatbardh Budo, po zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, u akuzuan për falsifikim dokumentesh. Mimoza Tufi, Nikollaq Thanasi, Adelina Manaj dhe Arens Spahiu, drejtues teknikë të disa farmacive fiktive, akuzohen për mashtrim. Sipas dosjes, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se skema ka funksionuar në dy plane, të cilat lidhen me njëra-tjetrën, me qëllimin final përfitimin e paligjshëm të shumave të parave nga rimbursimi i ilaçeve.

“Hysni Roçi, pronar i disa farmacive, u ka marrë licencat drejtuesve teknikë të farmacive ‘Lundër’, ‘Bërzhitë’, ‘Adelina’ dhe ‘Nutrimed’, me qëllim përfaqësimin e tyre në raportet me Fondin Rajonal të Kujdesit Shëndetësor për përfitimin e rimbursimit të ilaçeve. Nga hetimi ka rezultuar se këto farmaci, gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, kanë përfituar shuma të konsiderueshme në mënyrë të padrejtë, nga rimbursimi i ilaçeve që kanë deklaruar se kanë shitur, por që në të vërtetë rezulton se nuk kanë shitur ato sasi. Madje, rezulton se kanë deklaruar si të shitura ilaçe, të cilat nuk i kanë pasur asnjëherë në dispozicion”, thuhet në dosje.

Sipas saj, drejtuesit teknikë të farmacive, të cilët janë marrë të pandehur dhe dënuar së fundmi, kanë deklaruar gjatë hetimit, se nuk kanë kryer veprime me Fondin. Por, ka rezultuar e provuar se licencat e tyre ia kanë dhënë Hysni Roçit, i cili, nëpërmjet mashtrimit, ka rimbursuar në llogari të tyre shuma të ndryshme dhe në këtë mënyrë, edhe drejtuesit teknikë janë përfitues të kësaj skeme mashtrimi.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se Pjerin Xhuvani, në cilësinë e drejtorit rajonal të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, ka urdhëruar zyrtarë të tij për të formuluar akte fiktive kontrolli mbi farmacitë e sipërcituara dhe, në përfundim, i ka nënshkruar aktet e kontrollit, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë rimbursimit të padrejtë këtyre subjekteve private. “Edhe zyrtarët e Fondit, të marrë të pandehur në këtë procedim, pavarësisht se ishin në dijeni të plotë të veprimeve të kundërligjshme, kanë nënshkruar akte kontrolle fiktive (të pakryera) për farmacitë, duke lejuar në këtë mënyrë përfitimin e padrejtë të rimbursimit monetar për subjektet private”, përfundon dosja e akuzës, e cila ka shkuar në gjykatë.

TË PANDEHURIT

Hysni Roçi

Pronar farmacish, u hetua me masë sigurimi “arrest në burg”. Akuzohet për mashtrim dhe u dënua me 4 vite burg

Pjerin Xhuvani

Ish-drejtor i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar fillimisht në burg dhe më pas në arrest shtëpie (Apeli). U dënua me kusht

Edlira Mara

Zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Akuzohet për shpërdorim detyre

Frida Lamçe

Zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Akuzohet për falsifikim dokumentesh

Fatbardh Budo

Zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, akuzuar për falsifikim dokumentesh

Mimoza Tufi

Drejtore teknike e farmacisë “Lundër”, hetuar me masën detyrim për paraqitje. Akuzohet për mashtrim

Nikollaq Thanasi

Drejtor teknik i farmacisë “Nutrimed”, hetuar me masën detyrim për paraqitje. Akuzohet për mashtrim

Adelina Manaj

Drejtore teknike e farmacisë “Adelina”, hetuar me masën detyrim për paraqitje. Akuzohet për mashtrim

Arens Spahiu

Drejtor teknik i farmacisë “Bërzhitë”, hetuar me masën detyrim për paraqitje. Akuzohet për mashtrim.

Dita/d.i.

 

Next Post

Bush-Blair, dialogu për Irakun: T’i marrim me shqelma by..ve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In