• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i vendimit për Mediun: Ja përse është një “mbyllje hetimesh me procedurë numër 2”

by Ylli Pata
27/07/2021 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Vendimi i sotëm i GJKKO për Fatmir Mediut është tipiku i një verdikti të “rëndë” për një gjë krejt të thjeshtë.

Gjykata Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit, sipas kërkesës së SPAK, thjesht duhet të hapte rrugën për një çështje, ku përveçse një nga më të rëndat në vend me 26 të vrarë e qindra të plagosur, ka një aferë të madhe korrupsioni mbrapa.

E gjëja krejt e natyrishme ligjërisht, por edhe logjikisht është që të autorizohet nisja e një hetimi nga SPAK, ngaqë Gjykata e Lartë ja përcolli Gjykatës Speciale si çështje, ngaqë kjo e fundit gjykon pikërisht Korrupsionin si vepër penale.

Vendimi i marrë nga trupi i GJKKO-së i shkallës së parë, nuk ishte fare një vendim që duhej marrë nga një trupë gjykuese e një gjykate speciale që merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar, por si të ishte një trupë e një gjykate civile.

Logjika që ka shtruar Gjykata në vendimin e saj se Fatmir Mediu nuk ka imunitet, pra mund të hetohej nga prokuroria, është argument për të hapur hetimet, dhe jo për t’i mbyllur ato me vendim gjykate.

Nuk ka asnjë logjikë, që GJKKO të ndalonte sot veprimet proceduriale për të zbardhur Katastrofën e Gërdecit për Fatmir Mediun.

Përkundrazi, argumentet e parashtruara, i japin arsye zhbllokimit të çështjes meqë bëhet fjalë për një zyrtar të lartë, të shtetit siç është një anëtar i Parlamentit.

Ndërkaq, argumenti i parashkrimit është krejt i palogjikshëm, pasi si për krimin e vrasjes, meqë bëhet fjalë për vdekjen e 26 qytetarëve, ku si palë është edhe familja Durda, por edhe për krimin e korrupsionit, parashkrimi është 20 vjet, e jo 10 siç thotë gjykata.

Neni 66 pika v e Kodit Penal thekson në mënyrë të qartë se për krimet që dënohen më shumë se 10 vjet, periudha e parashkrimit është 20 vjet.

Në Kodin Penal, “Vrasja me Dashje” apo “Vrasja me Dashje e lidhur me një krim tjetër” siç është korrupsioni, dënohet më shumë se 20 vjet dhe është i përcaktuar në nenin 76 e 77 të ligjit.

Në lidhje me çështjen e parashkrimit, vendimi i GJKKO-së është jashtë temës, pasi nuk ka pasur asnjë vendim nga Gjykata e Lartë për Fatmir Mediun. Por ka pasur vendim për pezullim hetimesh. Pra nuk ka nisur fare hetimi ndaj tij, ishte thjeshtë një ndalesë me procedurë.

Edhe në këtë rast, pra sot, gjykata ka bërë të njëjtën gjë, pra ndalon një detyrim ligjor të kryhet “me procedurë”.

Vetë vendimi i Gjykatës së Lartë, për ta përcjellë çështjen pranë Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, është një sentencë në vete që përjashton mbylljen e çështjes “me procedurë”. Këtë mund ta bënte vetë Gjyakata e Lartë nëse e shikonte të nevojshme, pasi ka si kompetencën, por edhe aftësinë për të intepretuar më mirë kushtetueshmërisht Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

Gjykata e Lartë, ja ka përcjellë Gjykatës së Posaçme, pikërisht duke e konsideruar si kompetencë të saj çështjen penale që parashikon dosja e Gërdeçit, e që është Korrupsioni.

E si e tillë Gjykata thjeshtë duhet të hapte dyert për një hetim, i cili në vetvete është një zhvillim pozitiv për të gjitha palët në proces. Palën e dëmtuar, e cila kërkon të dalë drejtësia për vrasjen e djalit të tyre, e palën e akuzuar, e cila e konteston akuzën dhe kërkon që të heqë nga barra të gjitha zërat që akuzojnë. Kjo në parim, pasi deri tani Mediu nuk e ka dashur hetimin dhe procesin në thelb, i është shmangur me procedurë, e në fakt jo vetëm Mediu, por zinxhiri lart tij që është i përfshirë në këtë megaskandal, që është familja Berisha.

Fati në këtë rast, është se SPAK, në mënyrë të prerë e të qartë e ka apeluar vendimin, e sipas të gjitha gjasave, do të ketë një logjikë normale për ta hapur dosjen. Ndryshe kjo çështje nuk do të kishte ardhur tek një trup gjykues, por do të rrinte në 2009-n, kur hetimi u pezullua me procedurë. E ne nuk jemi në atë kohë kur pandëshkueshmëria betonohej jo me fakte por thjesht me argumentime ba bazë siç është parashkrimi apo imuniteti…

Next Post
BE rrëzon Bashën, përshëndet raportin e OSBE për 25 prillin: Zgjedhjet ishin të organizuara mirë, palët dialog për rekomandimet

BE rrëzon Bashën, përshëndet raportin e OSBE për 25 prillin: Zgjedhjet ishin të organizuara mirë, palët dialog për rekomandimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In