• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali i Facebook në zgjedhjen e Trump, Zuckerberg e pranon: Jam përgjegjës!

by Java News
21/03/2018 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas heshtjes shurdhuese të ditëve pas skandalit që ka përfshirë Facebook dhe Cambridge Analytica, Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook ka thënë më në fund fjalën e tij, pasi ëhstë akuzuar se i ka dhënë kompanisë së mësipërme të dhënat e 50 milionë përdoruesve amerikanë, në mënyrë që ajo të mund të ndikonte tek ata në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të fundit në SHBA, ku fitoi Donald Trump.

Ai u përpoq të sqarohej në profilin e tij në Facebook: “Dua të ndaj me ju një azhurnim për situatën e Cambridge analytica, përfshi hapat që kemi ndërmarrë dhe ato që do të ndërmarrim për t’i bërë ballë këtij problemi të rëndësishëm. Kemi përgjegjësinë të mbrojmë të dhënat tuaja, dhe nëse nuk ja kemi arritur ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’iu shërbejmë. Kam punuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe si të bëjmë të mundur që të mos ndodhë përsëri. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të shmangur që kjo të ndodhë sërish sot i kishim marë që disa vite më parë. Por kemi bërë edhe gabime, duhet bërë më shumë dhe do ta bëjmë”.

Lidhur me të tashmen, Zuckerberg tha: “Javën e kaluar, ne mësuam nga The Guardian, The Neë York Times dhe Channel 4 se Cambridge Analytica mund të mos i ketë fshirë të dhënat sikurse ka certifikuar. Ne i ndaluam menjëherë ata nga përdorimi i të gjitha shërbimeve tona. Cambridge Analytica pretendon se tashmë ata i kanë fshirë të dhënat dhe kanë rënë dakord që t’i nënshtrohen një auditi nga një firmë të cilën ne e kemi ngarkuar që ta konfirmojë këtë. Dhe po bashkëpunojmë me ata që po hetojnë për atë që ka ndodhur”.
Kreu i Facebook arrin në këtë përfundim:

“Ka qenë një shkelje e marrëdhënies së besimit ndërmjet Kogan, Cambridge analytica dhe Facebook. Por edhe mes Facebook dhe njerëzve që i vendosin të dhënat e tyre te ne dhe presin që ne t’i ruajmë. Duhet t’i ndreqim gjërat”. Dhe shtoi: “E kam nisur me Facebook dhe fundja jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Do të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur komunitetin tonë. Do të nxjerrim mësim nga kjo përvojë për të garantuar në mënyrë të mëtejshme që platforma jonë ta bëjë komunitetin tonë më të sigurt”. 

Next Post
Demarkacioni, kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë

Demarkacioni, kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In