• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i Facebook, në Shqipëri u eksperimentua për herë të parë me protestat e armëve kimike?

by Java News
28/03/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet që po zhvillohen në SHBA në lidhje me përdorimin e të dhënave private të rrjeteve sociale për propagandë dhe fake news, mësohet se kanë nxjerrë edhe elementë interesantë që kanë lidhje me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një hetim mbi ndikimin e spiunazhit kibernetik në Evropë dhe në veçanti në Ballkan. Vendi ynë ka qenë terren i eksperimentimit 4 vjet më parë të asaj që po komentohet shumë kohët e fundit: pra përdorimi i të dhënave private në rrjetet sociale për të shplarë trurin e publikut.

Para 4 vjetësh në Shqipëri, brenda 2 javëve u ngrit një furtunë e fuqishme virale që çoi në protestat e famshme për armët kimike të Asadit. Në atë kohë SHBA-ja i kërkoi Shqipërisë që në territorin e saj trupat e specializuara të SHBA-së të shkatërrojnë armët kimike të regjimit sirian. SHBA dhe Rusia nuk ishin kaq armiqësore sa tani në Siri, madje Moska ishte për një  marrëveshje të palëve. Madje në negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës, të dyja palët ranë dakord që armët kimike që kishte përdorur Asadi mbi civilët të shkatërroheshin si pjesë e procesit të paqes, që në fakt nuk u arrit kurrë.

Por ç’ndodhi? Në mënyrë të papritur në Shqipëri u prodhua një lëvizje e fuqishme që kundërshtoi me forcë shkatërrimin e armëve kimike siriane në vend. Protestat arritën kulmin ku për herë të parë në 20 vjet u zhvillua një e tillë përpara ambasadës amerikane në Shqipëri. Në rrjetet sociale u arrit që në pak ditë të bombardohet opinioni me lajme se shkatërrimi i armëve kimike jo vetëm që ishte i rrezikshëm, por mund të sjellë katastrofa mjedisore të përmasave apokaliptike.

Në ato ditë, në rrjetet sociale, kryesisht Facebook, pati një bombardim të shfaqjeve nëpër wall-et e llogarive shqiptare të kundërshtimeve dhe lajmeve që emetoheshin nga burime të dyshimta. Kjo solli një efekt vërtetë shpërthyes me një lëvizje të zhurmshme para Kryeministrisë, vendi ku shoqatat mjedisore arritën të bindin Edi Ramës t’i thotë “Jo” propozimit amerikan për të shkatërruar armët kimike siriane.

“Bombardimi artificial” i opinionit publik nëpërmjet përpunimit të të dhënave personale në Facebook-ut sot është një dikuri nën hetim. Një kompani e njohur, Cambridge Analitica ka përdorur të dhënat e 50 milionë njerëzve në Facebook që të shpërndante Fake News në lidhje me zgjedhjet amerikane për President. Kreu i Facebook, Mark Zuckenberg ka pranuar faktin. Ai do të raportojë në Kongresin Amerikan për këtë çështje, ku sipas portalit tesheshi.com ka shumë gjasa të përmendet edhe Shqipëria.

ma.me

Next Post
Supersfida Juventus-Milan, e zbërthyer në rezultatet e fazës së dytë

Supersfida Juventus-Milan, e zbërthyer në rezultatet e fazës së dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In