• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali CEZ, Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha përballen në gjykatë

by Java News
15/02/2018 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është përballur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me djalin e ish-kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi për shpifje.

Seanca nuk ka zgjatur shumë, pasi trupa gjykuese e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën duke ia rikthyer Gjykatës së Lartë. Kjo cështje është kthyer në ‘ping-pong’ pasi pak ditë më parë ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe dosja i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa sot kjo gjykatë ia kaloi të Lartës.

Shkëlzen Berisha mohoi akuzat e Ballës, teksa deklaroi për mediat se ka paguar

“Jam këtu për të vendosur drejtësi. Gjykata iu përgjigj kërkesës së prokurorit dhe ia kthen sërish gjykatës së lartë. Kjo është frikë për të vendosur drejtësi. Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë dhe një kryeprokuror dhe gjykatës që ka frikë mund të kthejë sërish në gjykatën e Lartë. Balla e ka një damkë si shpifës, dua që të marrë një përgjigje ligjore. CEZ? Kjo është cështje e ndryshme, për të cilën Balla thotë se për tre vite nuk kam paguar asnjë taksë. Unë kam paguar mbi 50 mln lekë taksa. Përsa i përket CEZ është një shashkë dhe kam deklaruar atë që kam deklaruar para jush. Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri. Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar. Dosja CEZ? Nuk kam pritshmëri, pasi nuk lidhje me privatizimin apo privatizime”, deklaroi Berisha

Balla deklaroi se Shkëlzen Berisha 350 mijë euro pa punuar asnjë ditë

“Babai, i biri, dhëndri etj bëhen gjithsej nja 15 shpifje. Unë do të jem këtu. Jam gati që kjo gjë të gjykohet sa më parë. Dosja e CEZ sot është një nga dosjet që po hetohet në prokurori, personi i cili është kallëzuar nga Kuvendi për korrupsion së bashku me babain e tij e dëgjuat që tha se nuk kishte dijeni se cështja është në hetim. Kjo cështje duhet hetuar. Prokuroria ta hetojë seriozitet dhe të respektojë vendimin e gjykatës Tiranë dhe Krimeve të Rënda dhe të marrë pyetje, Sali Berishën dhe Nue Kalajn, ky person të gjendet. Mori 6.8 mln euro, janë para të vërtetuara që kanë qenë pagesë sekseri për një dështim privatizimi. Llokoçitjet e të birit të babait, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjes  punës dhe nuk ka firmosur njëherë në një vend pune, të ardhurat i ka si komisione. Të vetmen punë, që ka bërë ai, nuk i bëni ju të gjitha si gazetarë që jeni këtu për 10 vite. Sot isha i përgatitur për të shpjeguar akuzat, zotëria është akuzuar për 200 mijë euro të ardhura të marra në komision për shitjen e një prone në bregdet. Bëhet fjalë edhe për një transfertë 150 mijë euro, janë pjesë. Jemi në këtë situatë me klithma kundër prokurorisë dhe gjyqtarit. Merrni dosjen dhe vendimin e komisionit hetimor dhe 4500 faqe materiale, aty janë të gjitha. Ka edhe një parim tjetër, që duke qenë se kjo cështje”, tha Balla

Next Post
Skënderbeu me ritëm të frikshëm, mund me goleadë Teutën në Durrës

UEFA kryqëzon Skënderbeun: Rekord historik trukimesh nga një ekip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In