• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali ‘Cambridge Analytica’, Mark Zuckerberg dëshmon në Kongres, pyetjet e vështira

by Java News
10/04/2018 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg përballet me pyetje të vështira në Kongres këtë javë pas publikimeve se firma politike e lidhur me fushatën e presidentit Trump, Cambridge Analytica, ka marrë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të faqes së medias sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson u hedh një vështrim pyetjeve që ligjvënësit kanë pritur t’i bëjnë Zuckerbergut dhe hapave të tjerë që ata mund të ndërmarrin.

Kongresi do të kërkojë përgjigje – jo vetëm ndjesë.
“Ishte një gabim i madh – dhe ishte gabimi im.”

Drejtuesit ekzekutivë të Facebook-ut u përballën me pyetje të vështira vjeshtën e kaluar rreth rolit që luajtën reklamat gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 – por shkalla e skandalit të Cambridge Analytica e solli Zuckerbergun për herë të parë ballë për ballë me ligjvënësit.

Në qendër të debatit është qasja tek të dhënat personale të përdoruesve dhe llogarive të miqve të tyre në Facebook nga aplikacionet e palëve të treta. Faqja i dha kompanisë Cambridge Analytica informacione rreth bindjeve politike dhe fetare, ngjarjeve të ndjekura dhe postimeve të pëlqyera nga miliona përdorues të Facebook-ut.

Facebook pretendon se kjo ishte një shkelje e të dhënave “krejtësisht e gabuar”. Komisionerë të tanishëm dhe të shkuar të Komisionit Federal të Tregtisë, një agjenci për mbrojtjen e konsumatorit, e shohin atë ndryshe.

“Nëse po përpiqesh të mbash diçka private – dhe mendon se e ke caktuar atë të qëndrojë private – por të duhet të bësh edhe tre hapa të tjerë – kjo do të ishte problematike”, thotë Terrell McSweeny.

Ligjvënësit duan të dinë nëse Facebook ka shkelur një marrëveshje të vitit 2011 me Komisionin Federal të Tregtisë, ku u ka premtuar përdoruesve se aplikacionet e palëve të treta, mund të kenë qasje vetëm në informacionin e nevojshëm për të funksionuar.

“Ata padyshim nuk janë treguar të kujdesshëm ndaj zhvilluesve të aplikacioneve të palës së tretë”, thotë David Vladeck i firmës “Georgetown Law”.

Dhe ndërsa Facebook mund të përballet me gjoba të konsiderueshme nëse ka bërë shkelje, Kongresi gjithashtu do të shohë se si Facebook-u planifikon të mbrojë privatësinë e përdoruesit në të ardhmen.

“Mënyra se si ndërveprojmë me këto platforma është e paqartë – vërtet nuk mund të japësh pëlqimin në pjesën më të madhe dhe të gjithë e dinë këtë. Ju nuk i shihni qindra sy që po u shohin ndërsa shkruani diçka në Facebook. Disa nga këto ndryshime duhet të vijnë nga ana e formatimit të faqes”, thotë Michelle De Mooy me Qendrën për Demokraci dhe Teknologji.

Ndërkohë bashkë-themeluesi i kompanisë Apple, Steve Wozniak po ngre dyshime nëse Facebook-u ka një zgjidhje të menjëhershme ndaj problemeve me privatësinë. Wozniak e bëri komentin të hënën vonë pasi njoftoi se po e mbyll faqen e tij në Facebook.

“Facebook-u i mban gjërat e veta sekrete. Hipokrizi e madhe të mos respektojë privatësinë e përdoruesve. Kur Zuckerberg blenë të gjitha shtëpitë rreth tij dhe të gjitha tokat, shkon në Hauai për të ruajtur privatësinë e tij pasi ia di vlerën, por nuk pyet për privatësinë time”, tha Wazniak.

Marc Rotenberg – i cili ka ndihmuar formulimin e dekretit të pëlqimit – është optimist se dalja në dritë e këtij problemi do ta nxisë Kongresin të veprojë për një ligj të privatësisë për informacionin në Internet.

“Facebook-u do t’u duhet t’u japë përdoruesve të drejta ligjore për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre dhe Facebook-u gjithashtu duhet të marrë disa përgjegjësi për grumbullimin e të dhënave. Mendoj se kjo do të ishte një pikënisje e mirë për Kongresin”.

Një propozim që Zuckerbergu ka të ngjarë të përballet përsëri sot gjatë një raundi të dytë pyetjesh para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve. /voa/

Next Post
Turisti suedez që tronditi shtetin: Femrat shqiptare më të nxehta se llava e vullkanit…

Turisti suedez që tronditi shtetin: Femrat shqiptare më të nxehta se llava e vullkanit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In