Disa zyrtarë në Kosovë janë arrestuar në aksionin “Brezovica 6”, të mërkurën, tre prej të cilëve janë punonjës të Ministrisë së Mjedisit.
Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, ka konfirmuar se janë arrestuar dhe tre biznesmenë.
Në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt thuhet se të dyshuarit janë arrestuar për veprat penale “marrje të ryshfetit”, “dhënie të ryshfetit”, “fajde” dhe “ushtrim ndikimi”.
Rasti “Brezovica” është një prej skandaleve më të fundit korruptive në Kosovë në fushën e ndërtimit, ku i përfshirë është edhe një biznesmen shqiptar.
Përmes ryshfetit dyshohet se biznesmenët kanë arritur të marrin leje ndërtimi në zonën turistike të Brezovicës.
Autoritetet e gjyqësisë në Kosovë kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit.
/f.s