• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandal me riciklimin e akulloreve, rrezik për shëndetin e konsumatorëve

by Java News
21/09/2016 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamera e Fiks fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Gazetarët e këtij emisioni bashkë me inspektorët e AKU kanë kryer analiza të akullores që shitet sot në Tiranë .

Nga këto analiza kanë rezultuar se në 7 subjekte niveli I ngarkesës mikrobike ishte deri në 30 herë më I lartë se norma e lejuar

Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë  në ditët e verës,  gazetarët  mblodhën fakte tronditëse për atë ç’ka konsumohet nga qytetarët.

Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete.

akullorePo si ruhet ajo nga tregtarët? Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të  shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se  tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet pasi është e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja , një apo dy ditë më parë, nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t’u hedhur sërish në treg.

Në shumë raste  u panë në vasketa akullore të shkrira, si pasojë e proçesit të kalimit nga frigoriferi I ngrirjes tek frigoriferi i vitrinës . Të pyetur nga gazetarët  për këtë fakt (ngrirja – shkrirja), për shitësit dhe  prodhuesit e akullorës, kjo gjë është normale dhe justifikimet  nga ana e tyre janë nga më të ndryshmet. Madje një nga shitësit e krahason  akulloren me mishin, ai shprehet: “Pse mishi si rron? Ça ka mishi ka dhe akullorja,  rron në frigorifer nga  18 muaj deri në 2 vjet ”.

AKU: 7 subjekte me ngarkesë mikrobike mbi normë

Gazetarët e Fiksit kërkuan të bashkëpunojnë me Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,  Dega Tiranë,    për marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave për ngarkesën mikrobike që mban kjo akullore e tregtuar në këto kushte .

Në fazën e parë  inspektorët shkuan nëpër subjektet e përzgjedhura për të marrë mostrat në vasketa, nga ku më pas u analizuan dhe  dolën rezultatet në afatin kohor nga 48-72 orë.

Në 11 subjektë, 9 të përzgjedhura nga Fiks Farë  dhe 2 nga DRAKU Tiranë  7 prej tyre rezultuan pozitive  ndaj ngarkesës mikrobike .

Në këto 7  subjekte ngarkesa mikrobike rezultoi  me 20-30 fishin mbi normën e lejuar. Normë, e cila është e përcaktuar në vlerat nga 10-100 kol/gr. Ndaj këtyre subjekteve u bë bllokimi i aktivitetit  prodhim- shitje i produktit të akullores, si dhe  u gjobiten me  300 mijë lekë.

Infeksionisti: Kujdes nga akullorja, të helmon

Meqë akullorja është një produkt shumë  i ndjeshëm dhe nëse konsumohet jo në cilësinë e duhur, rreziku për shëndetin është shumë i lartë.

Për këtë arsye gazetarët iu drejtuan mjekut infeksionist Prof. Pëllumb Pipero. Mjeku pohoi për raste të shtuara të pacientëve të intoksikuar nga ushqimet. Sipas tij akullorja dhe embëlsirat në tërësi janë një terren i përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve, ç’ka sjell  edhe helmime .

Pipero bëri thirrje për kontrolle të vazhdueshme nga ana e  institucioneve përkatëse, por edhe për kujdes nga vetë qytetarët  për vendin dhe mënyrën se si u serviret akullorja.

 

Next Post
Real barazon në shtëpi, Barcelona ka shansin të afrohet

Real barazon në shtëpi, Barcelona ka shansin të afrohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In