Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh në Policinë e Shtetit shqiptar. Fakte për mënyrën sesi funksionon nxjerrja e vërtetimeve të firmosura nga inspektorët e policisë, me të cilat shumë shtetas shqiptarë kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Inspektori i komisaritit nr.1 të Policisë së Tiranës bën pazar dhe premton nxjerrjen e një vërtetimi për të lehtësuar procedurat e një qytetari shqiptar që kërkon azil në një nga vendet e BE-së. Lekë Marku, me detyrë inspektor i policisë në komisariatin nr.1 të Tiranës pranon se ka nxjerrë vërtetime të tilla dhe premton që të nxjerrë një vërtetim të ri, por “është shumë e vështirë, sepse luan me vendin e punës”.
Pas ezaurimit të vërtetimeve që dikur shqiptarët merrnin nga shoqatat e pajtimit të gjaqeve për të përfituar azil, tashmë është gjetur një tjetër skemë. Kësaj radhe punonjësi i policisë së shtetit kundrejt pagesës prej 200 euro të jep një dokument ku “vërtetohet” se je i përfshirë në konflikte në Shqipëri dhe jeta jote rrezikohet ne këtë vend.
Skandali është filmuar nga Fiks Fare, që nga pazari e deri te blerja e dokumentit brenda ambienteve të komisariatit të policisë.
Kamerat e Fiksit ndoqën për disa ditë me radhë të gjithë “procedurat” për të marrë një dokument të tillë. Ky vërtetim lëshohet në formë procesverbali të mbajtur mes punonjësit të policisë dhe qytetarit.
Në Fiks Fare u ankua një djalë i ri, i cili tregoi se një vit më parë i ishte drejtuar një inspektori policie për të bërë letrat që të fitoje azil. Shuma e kërkuar nga inspektori i policisë ishte 200 euro. “Dua të denoncoj rastin e një polici të korruptuar që lëshon vërtetime për azil kundrejt parave, nuk kam asgjë personale me të por thjeshtë e denoncoj si rast korrupsioni”, thotë denoncuesi.
Takimi i parë me inspektorin e policisë Lekë Marku
Menjëherë pas denoncimit , qytetari telefonon inspektorin e policisë.
Në telefonatën e parë denoncuesi i prezantohet inspektorit me emër dhe mbiemër dhe ky i fundit e njeh edhe pse kishte kaluar një vit nga takimi i tyre. Punonjësi i policisë i lë takimin 5 minuta pas telefonatës në makinën e tij.
“Jam me një ‘Passat’ gri kam ndez bllokazhin po të pres te Brryli”, i thotë inspektori në telefon.
Në bisedën e parë midis tyre në makinë inspektori nuk e pranon hapur që e bën këtë gjë, por kërkon të flasë me të atin e djalit. “Atëherë të flasim me Zefin njëherë çfarë problemi ke, të kuptoj…” thotë inspektori. Biseda në makinën e inspektorit zgjat pak minuta, pasi ky i fundit i thotë djalit se do e telefonojë vetë këto ditë.
Takimi i dytë i inspektorit të policisë me babain e denoncuesit
Takimi i radhës u bë në një lokal në Tiranë mes babait të tij dhe inspektorit. Ky i fundit shprehet i shqetësuar se përse djali e ka marrë vesh që ai lëshon vërtetime të tilla. Gjatë bisedës ai pranon se nxjerr vërtetime të tilla.
“Këto punë janë bela, ne e kishim fjalë burrash se ti nuk do tregoje për dokumentit që i dhashë vëllait tënd”, i thotë inspektori babait të denoncuesit.
Pasi sigurohet që i riu e do vërtetimin për azil, inspektori i policisë e lë takimin në komisariatin e policisë ku ai punon.
“Unë e bëj , jo se nuk e bëj, por e kam frikë djalin tënd se më vjen me telefona nëpër duar dhe mos e ka shtyrë njeri”, shprehet i shqetësuar inspektori.
Historia vazhdon dhe rasti nuk është mbyllur këtu. Në mbrëmjen e së enjtes Fiks Fare do të tregojë sesi bëhet pazari brenda ambienteve të komisaritit dhe sesi lëshohet ky vërtetim.
***
Telefonatë me inspektorin e policisë Lekë Marku:
Inspektori i policisë: Alo!
Qytetari: Përshëndetje shefi ,si kalove?
Inspektori i policisë: Mirë si kalove ti?
Qytetari: …… jam ore burrë.
Inspektori i policisë: Po ………!
Qytetari: Ç’kemi a je mirë?
Inspektori i policisë: Mirë faleminderit!
Qytetari: Erdha tek komisariati o burrë se pata një problem o burrë, desha me të taku njëherë, për ca gjëra
Inspektori i policisë: Kush …..?
Qytetari: Po, ……… Kur po takohemi o burrë? Për atë…
Inspektori i policisë: Hajde tek Brryli e pritëm aty se për 5 minuta jam aty. Po të pres aty tek brryli
Qytetari: Ok , mirë!
Inspektori i policisë: Hajd!
Qytetar : Ok, mirë Hajt, ciao!
Inspektori i policisë: M’u përpara …… jam tu të prit
Qytetari: Karburant ……?
Inspektori i policisë: Po tek ura e Brrylit aty është një karburant.
Qytetari: Po.
Inspektori i policisë: Kam ndez bllokazhin jam me Passatin gri.
– Takimi i parë me inspektorin e policinë në makinën e tij
Inspektori i policisë: Hë mo Kastriot?
Qytetari: Hë mo shef çkemi?
Inspektori i policisë: Ça bane?
Qytetari: Si kalove?
Inspektori i policisë: A u lodhe? A të mori malli për mua?
Qytetari: Po normal që do na marrë malli…
Inspektori i policisë: Jo mor burrë s’ka mundësi. Ça ke njëherë?
Qytetari: Po du me ik more burrë… se bash na u mërzit…
Inspektori i policisë: Po çfarë ke? Çfarë do të ndihmoj unë?
Qytetari: Po ato letrat mor burrë, ndonjë letër, si ato që ja pate bërë xhaxhait po ma bëre…
Inspektori i policisë: Ku është …..? (babai i ……..)
Qytetari: Tek shpija o burrë.
Inspektori i policisë: Ky është numri yt i telefonit
Qytetari: Po ore burrë më merr në telefon kur të duash.
Inspektori i policisë: Atëherë të flasim me …… njëherë çfarë problemi ke të kuptoj. A e ke pasaportën të rregullt?
Qytetari: Po pra se e kam pasaportën e rregullt…
Inspektori i policisë: A e ke të rregullt?
Qytetari: Po pra se s’kam qënë asnjëherë nëpër azile, nuk kam qënë nëpër azile asnjëherë.
Inspektori i policisë: Kur të jem gati të bëj telefon.
Qytetari: Ok
Inspektori i policisë: Mirë. Sot ose nesër
Qytetari: Hajd ciao.
Inspektori i policisë: Kalofsh mirë.
– Takimi i inspektorit të policisë me babain e denoncuesit
Inspektori i policisë: Po si je ore burri i dheut?
Babai i denoncuesit: Tjeta!
Inspektori i policisë: A je mirë? Si kalo? Si ke qenë me shëndet?
Babai i denoncuesit :Mirë
Inspektori i policisë: Hajde.
Babai i denoncuesit: A ke punu?
Inspektori i policisë: Për zotin tu punu ashtu nga pak.
Babai i denoncuesit: Shyqyr, shyqyr
Inspektori i policisë: Më ka marrë …… tre katër herë në telefon, njëherë i kam shkuar edhe tek shpija, tek lokali.
Babai i denoncuesit: Po më ka thanë more burrë i është mbushur mendja… me dalë e me kështu…
Inspektori i policisë: Po mirë more burrë por çfarë i ke thënë ti, se më tha lësho një letër.
Babai i denoncuesit:Ëë?
Inspektori i policisë: Se më tha i ke lëshuar një letër një njeriut tim, se ç’më ngatërroj, e më bën mirë ajo letra, më bën kështu,
Babai i denoncuesit: Për punë të …… (xhaxhai i ….) se pati marrë vesh se i ke lëshuar Jakut
Inspektori i policisë: Po ça letre?
Babai i denoncuesit: Një ashtu mor ti që, siç e ke pas lëshuar, e di ti sesi lëshohen, për azil demek.
Inspektori i policisë: Me qenë ashtu tjetër ti e di, por ….. ka probleme, ka gjëra. …….. na nxjerrë punë, unë nuk kam pikë besimi tek ai.
Babai i denoncuesit: Po ai për azil e ka.
Inspektori i policisë: Po për zotin pikë besimi nuk kam tek ai.
Babai i denoncuesit: S’ka çfarë të them ti e di, ai për azil i ka.
Inspektori i policisë: Me qenë për ty per zotin në 2 të natës. Vijnë e më thonë për çfarë e ke lëshuar këtë ti? Prandaj të mora ty unë ore se me atë, me atë unë nuk ashtu hiç, të flasim si burrat, more burrë unë të thashë të thashë atë ditë (kur ka dhënë vërtetimin më parë ), nuk është puna me e ba muhabet më kërkënd, unë e ndihmova atë,
Babai i denoncuesit: Po e ka marrë vesh, po ai nuk i ka thënë askujt, njeriu të gjallë në tan botën, nuk i ka thënë askujt.
Inspektori i policisë: Po tashi ti ….., …… dikujt tjetër,
Babai i denoncuesit: Po e ka marrë vesh prej të tjerëve, se pasha zotin nuk i kam thënë në jetën teme.
Inspektori i policisë: Prandaj të mora ty.
Babai i denoncuesit: Mirë.
Inspektori i policisë: Janë me bela këto punë, për zotin janë me bela.
Babai i denoncuesit: Po dihet se janë me bela, normal.
Inspektori i policisë: Se luan me vendin e punës more shok.
Babai i denoncuesit: Normal.
Inspektori i policisë: Kastrijoti më vjen mua me telefona sikur do të… a e ke pa televizorin si po i fut njerëzit? Atë avokaten prej Berishe, tjetrën e tjetrën, tu i filmu e tu i ba, e kush e filmoj? Pukjan e kishte filmu. Është bërë shumë e vështirë, unë nuk kam besim tek …….. Se me qan për ty, për Zotin të thashë edhe një herë në dy të natës, po të bëj be në zotin. Hajde se shkojmë e bëjmë, futemi, e kam blerë me lek nuk e kam blerë me lekë, janë me shumë përgjegjësi ato punë. Jo se nuk ashtu…
Babai i denoncuesit: I thashë unë lëre atë punë se nuk, nuk është gjë ajo punë, ndoshta të merr djali ose noj gjë.
Inspektori i policisë: Kur e do atë letrën?
Babai i denoncuesit: Ai një orë e më parë , po është e mundur. Po e bëre mirë, po nuk e bëre nuk prish punë.
Inspektori i policisë: Po atë letrën kush ja ka kërkuar.
Babai i denoncuesit: Askush more burrë nuk ja ka kërkuar,
Inspektori i policisë: Vetëm për të shkuar me të.
Babai i denoncuesit: Vetëm për të shkuar me të si azil kërkues dhe nxjerrë atë letër. Ja ku e kam dhe shnet, se nuk ja ka kërkuar kush jo.
Inspektori i policisë: Të jetë ai djali tjetër, të jetë ai djali tjetër po, por prap ……. ss… Hiç nuk kam besim për këtë punë.
Babai i denoncuesit: Nuk kam çfarë të them.
Inspektori i policisë: Mos e ka fut kush more prandaj, mos e ka fut kush…
Babai i denoncuesit: Ai ka hall me ik, ka dalë edhe në Itali dhe andej e këtej, nuk u bë ajo punë, prandaj
Inspektori i policisë: Thash mos e ka fut kush për këtë punë more burrë, të thashë unë nuk kam besim tek Kastrijoti. Mos e ka fut kush edhe mbrapa na nxjerrë
Babai i denoncuesit: Po jo more burrë ça pune… Këtë punë e di ti, e bëre mirë nuk e bëre mirë se mirë
Inspektori i policisë: Unë e bëj more burrë, nuk është puna se nuk e bëj.
Babai i denoncuesit: Nuk kam çfarë të them
Inspektori i policisë: Nuk është puna se nuk e bëj, unë e bëj , ndaj të thashë të flasim bashkë që a je në dijeni, mua nuk më kushton gjë që ta bëj. Do ta marr një ditë në telefon. Mirë Zef? Ti je në dijeni për këtë punë?
Babai i denoncuesit: Po more më ka thënë ka nja 3 ditë.
Inspektori i policisë: Do ta marr në telefon Kastrijotin të vijë atje tek komisariati dhe të flas me të, sa të jem i gatshëm, sa të vijë dita që të jem i gatshëm do të flas me të. Prej teje
Babai i denoncuesit: Në rregull. Ça po bën? Jo se i paguaj unë.
Inspektori i policisë: Jo, jo, jo po të kam thirrur unë, kam bërë be për zotin, se të kam thirrur unë.
ma.me