• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandal në Durrës, gjyqtarja marton 63-vjeçaren që të humbë procesin për pronën

by A R
06/01/2016 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Durrësit, raporton News24.

Një qytetare thotë se e kanë martuar me një person tjetër, në fshehtësi të plotë, me qëllim grabitjen e pronës së saj.

Gjykatësja Flora Hasimi ka martuar një 63-vjeçare pa dijeninë e saj.

Luljeta Hoxha thotë se qëllimi është grabitja e pronës.

“Unë kam 28 vjet e martuar me Luan Hoxhën, por gjykatësja më ka martuar në fshehtësi me Gëzim Xhyretën, me qëllim grabitjen e pronës”.

“Gjykata për të prishur një vendim pronësie më ka martuar me shtetasin Gëzim Xhyreta, të cilit i kam blerë një pronë në vitin 2003. Por, edhe ta shoh në rrugë këtë shtetas, nuk e mbaj mend për fytyrë. Ky është skandal i madh, pasi më kanë sjellë një shqetësim shumë të madh në jetën familjare. Gjykatësja që më ka martuar pa dijeninë time ose nuk është e aftë mendërisht, ose e korruptuar”, u shpreh 63-vjeçarja”, thotë Hoxha.

luljeta hoxha

Për Gazetën Shqiptare, zonja sqaron: “Unë i kam blerë atij një pjesë të truallit ku sot kam furrën e bukës me vlerë 30 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Kam blerë vetëm pjesën që i takonte Xhyretës dhe jo të 7 trashëgimtarëve të tjerë. Pasi bleva pronën, nipërit e shitësit kërkuan që të ma merrnin dhe më hodhën në gjyq. Kam 10 vjet nëpër gjyqe, por nuk kam marrë pjesë në seancat gjyqësore. Në gjyq jam përfaqësuar nga avokatja, të cilës i kam dhënë prokurë. Vetë nuk u paraqita për arsye shëndetësore.

Më 7 dhjetor të vitit që shkoi u dha vendimi i gjykatës së Durrësit. Në orën 19:00 të kësaj dite, avokatja ma tha që e kemi humbur gjyqin. Pritëm zbardhjen e vendimit më 29 dhjetor. Vendimi më ra në dorë më 30 dhjetor. U shokova kur lexova vendimin. Gjykatësja Flora Hasimja për të prishur vendimin e shitjes së pronës më kishte martuar me shitësin e pronës, Gëzim Xhyretën. Vetëm kështu mund ta prishte vendimin, pasi dy bashkëshortë nuk mund t’i shesin e t’i blejnë pronën njëri-tjetrit. Më tronditi dhe më la pa mend që gjykatësja e çështjes më kishte martuar për së dyti pa dijeninë time me një person që s’ka asnjë lidhje me mua. Nga tronditja e madhe përfundova në spital.

Përveçse më ka bërë bashkëshorten e shitësit, gjykata ka dhënë vendim skandaloz që unë të kthej edhe shumën prej 32,5 milionë lekë të vjetra që kam paguar për blerjen e kësaj prone. Në bazë të vendimit kërkohet që t’i kthej pronën “bashkëshortit” tim së bashku me paratë”.

Hoxha thotë se organet e dretësisë duhet të nisin hetimin ndaj gjyqtares Hoxha. “Gjithashtu, për këtë rast u drejtohem dhe presidentit të Republikës, KLD-së, kryetarit të Parlamentit, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit, ambasadorit amerikan”.

 

 

 

Next Post

Dushaj, dëshmia e plotë në polici e vrasësit të dy vëllezërve Shkambi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In