• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandal! Laboratori kërkon 120 euro për PCR-në, përgjigjja ‘negative’ për 20 minuta

by
08/09/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, ku për 20 minuta merr rezultatin e PCR (tamponit). Në Kosovë mjafton të paguash 120 euro dhe për 20 minuta merr në dorë rezultatin e tamponit covid 19 me rezultat negativ.

Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Kosovës,  pas një denoncimi të bërë në redaksinë e këtij emisioni. Sipas denoncimit , në afërsi të aeroportit “Adem Jashari” rezultatet e testeve Covid-19 lëshoheshin në mënyrë fiktive për vetëm 20 minuta.

Fillimisht gazetarët shkuan në një laborator në Prishtinë ku kërkuan kryerjen e PCR-së për të udhëtuar më pas drejt Vjenës. Pas konsultës me punonjësit e laboratorit, njëra nga këto të fundit është shprehur se përgjigja për testin e PCR-së vononte të paktën 3 orë dhe është e pamundur paraqitja e një rezultati para këtij afati.

Më pas gazetarët iu drejtuan  laboratorit në aeroportin e Prishtinës rreth orës 11.45  ku i kërkuan punonjësve të këtij laboratori që të kryenin testin e  PCR-së. Fillimisht punonjësit e këtij laboratori janë shprehur që  mund të kalosh edhe përmes një përgjigje të marrë prej testit antigjen, përgjigje e cila mundësohej për një periudhë kohore prej 15 minutash.  Por gazetarët e cilësuan se donin të kryenin testin PCR dhe se do të udhëtonin po atë dite në orën 14:00.

Fillimisht punonjësit u thanë gazetarëve se përgjigja e një testi PCR mund të dilte rreth orës 18:00, por duke kuptuar se klienti humbte avionin ata sugjeruan edhe një test të shpejt Molekular për udhëtim  (PCR), përgjigja e të cilit dilte brenda 20 minutave. E gjitha kjo kundrejt një pagese prej 120 eurosh. Duke rënë dakord për çmimin punonjësja e laboratorit i merr në sportel gazetarit të Fiksit mostrën rreth orës  12:28, dhe më pas e orienton se përgjigja do të dal për 20 minuta dhe mund ta tërheq tek sportelet jashtë aeroportit.

Pas 21 minutash gazetari i Fiks Fare merr përgjigjen e testit PCR negative, gati për të udhëtuar kudo me një test fiktiv. Ndërkohë të gjithë laboratorët e licencuar testin PCR ( tamponi)  mund ta analizojnë minimalisht për 90 minuta.

Labaratori për 20 minuta kryen testin PCR  kundrejt 120 eurove

Fiksi – Dua të bëj PCR

Punonjësja e laboratorit – Kur ke me udhëtu?

Fiksi – Në orën 14.00

Punonjësja e laboratorit – Në cilin vend ke me shku?

Fiksi – Në Vjenë.

Punonjësja e laboratorit – Në Vjenë, Austri. Rezultatet e PCR dalin në gjashtë të mbasdites. A të lënë me kalu me testin antigjen?

Fiksi – Jo, PCR më thanë.

Punonjësja e laboratorit – Tek airoporti? PCR të kanë thënë?

Fiksi – Prandaj erdha, më thanë për këtu.

Punonjësja e laboratorit – PCR në orën gjashtë (18.00) del rezultati.

Fiksi – Më para nuk bëhet fjalë?

Punonjësja e laboratorit – Jo. Veç PCR i shpejtë kushton 120 euro, del për 25 minuta.

Fiksi – Po mirë PCR them

Punonjësja e laboratorit – Të shpejtin?

Punonjësja e laboratorit –  Ban 120 euro.

Fiksi – Ça të bëj? T’i jap këto? ( eurot)

Punonjësja e laboratorit – Ma jep  edhe pasaportën

Fiksi – Pasaportën jo, kartën e identitetit po. Urdhëro!

Punonjësja e laboratorit-  Për 25 minuta rezultai del. 120 euro pagesa, 150 më ke dhënë, 30 kusuri.

Punonjësja e laboratorit 2- Hajde në hundë me ta bë! Hajde edhe tjetrin. Pas 25 minutash e merr rezultatin jashtë.

Fiksi – Faleminderit.

Në 12:28 merret mostra për testin e PCR-së dhe përgjigja del 12:50

Punonjësja e laboratorit 3 – A…

Punonjësja e laboratorit 3- Urdhëro, negativ ke rezultu

Fiksi – Faleminderit kalofshi mirë, shyqyr që e bëtë shpejtë për 20 minuta.

/b.h
Next Post
Zjarr i madh në spitalin COVID, dyshohet se pacientë dhe mjekë kanë humbur jetën në Tetovë

Zjarr i madh në spitalin COVID, dyshohet se pacientë dhe mjekë kanë humbur jetën në Tetovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In