• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kam asgjë për të thënë”, Gaz Bardhi e pranon publikisht: Nuk kam çuar asnjë dokument në SPAK për Olsi Ramën!

by S T
17/01/2025 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi ka pranuar në televizionin e familjes Berisha, se kur u thirr në SPAK për çështjen e Olsi Ramës, nuk iu ka dhënë asnjë fakt të ri.

Ai tha se i është referuar vetëm dosjes së vjetër, që ishte hetuar më parë.

Bardhi tha se në SPAK, nuk ka thënë asgjë për Olsi Ramën.

“SPAK më thirri me fletë thirrje për këtë çështje dhe shkova u paraqita. Futem në Prokurori.

Mirëmëngjesi, kemi rihapur këtë çështje, kjo është dosja më thanë, dhe më treguan disa pirgje letrash, që do të thotë se kishin studiuar dosjen, sa kohë kishin vendosur rihapjen.

Të kemi ftuar për këtë çështje, çfarë ke për të thënë? Iu them, më fal, unë nuk kam gjë për të thënë, çfarë kam pasur për të thënë ua kam sjellë me shkrim.

Mbi atë që kam sjellë me shkrim, i pyes, keni ndonjë pyetje? Jo më thonë, nuk kemi pyetje. Mirupafshim!

Kaq ka qenë mbi këtë çështje. Po të merrni procesverbalin kaq është, nuk më është bërë asnjë pyetje, nuk më është kërkuar asnjë sqarim. Ata do të thotë se ishin të qartë, d.m.th i përputhej informacioni.

Praktikisht nuk sajova, apo nuk mora prova të reja. Unë mora provat e asaj dosje dhe sigurisht që ata kanë verifikuar, se ato që unë kam thënë, janë në atë dosje. Se nuk mund të vendosej rihapja e hetimit.

Dy vendime të shkallës së parë dhe Apelit e thonë që hetimet janë kryer me qëllim prishjen e disa provave dhe i gjithë operacioni, e thotë gjykata, është dekonspiruar.

Dhe unë iu kërkoj që të verifikohej edhe puna e policisë dhe prokurorëve të çështjes.

Prokurori i kësaj çështje pasi pezulloi dosjen 335/1, prokurori Olsian Çela, u bë me votë të Edi Ramës në Kuvend, prokuror i Republikës së Shqipërisë. A ka pozicion më të lart se në sistemin e prokurorisë? Pra nga një prokuror i shkallës së parë e çoi prokuror të Përgjithshëm”, tha ndër të tjera, Gazment Bardhi.

Next Post
“Sonte ke rastin… shi është duke rënë, bukur do ishte”/ Zbardhen mesazhet, si u fut në kurth Ramazan Mataj

“Sonte ke rastin... shi është duke rënë, bukur do ishte”/ Zbardhen mesazhet, si u fut në kurth Ramazan Mataj

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    E beri kaken,pa e thirrur prokuroria,ky eshte k/grupit parlamentare,i monsters se vicidolit,hajde trim,hajde.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In