• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skadon afati ligjor për KLD, Nishani jo më pjesë e sistemit të Drejtësisë

by A R
12/03/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në sistemin e drejtësisë nis me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Ditën e djeshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor i kanë skaduar të gjitha afatet ligjore dhe kjo do të thotë se ai tanimë nuk është funksional. Pavarësisht se opozita po tenton të bllokojë procesin, duket se tani gjithë sistemi rrezikohet nga probleme dhe përplasje të forta kompetencash.

Por nga sot e në vijim Bujar Nishani nuk mundet që të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë, duke drejtuar KLD. Ligji për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, është ai që dje ka ndërprerë mandatin e KLD.

Në nenin 277 pika 1, specifikohet që anëtarët e KLD humbasin mandatin e tyre në momentin që ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor, mirëpo është vendosur një afat, pasi sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë më vonë se 8 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.

Nëse kthehemi pak në kohë, Kushtetuta e re, e miratuar më 21 korrik, ka hyrë në fuqi më 11 gusht 2016. Atëherë, 8 muaj nga kjo datë do të thotë se më 11 mars 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të shkrihet. “Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mandati i anëtarëve përfundon në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por në çdo rast jo më vonë se 8 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese”, thuhet në ligj. Sipas këtij, përcaktimi sot KLD nuk ka më asnjë funksion dhe kjo do të thotë se reforma në drejtësi ka nisur me Bujar Nishanin dhe anëtarët e tjerë të Këshillit.

Por skadimi i afateve para ngritjes së KLGJ duket se do krijojë probleme të shumta. Edhe tani KLD nuk është se kishte ndonjë funksion të rëndësishëm, pasi ligji i hoqi asaj të drejtën për të bërë emërime. E drejta aktuale e KLD ishte vetëm emërimi i magjistratëve në mënyrë të përkohshme. /sot/b.d

Next Post
WikiLeaks konfirmon: Al-Qaeda ishte në Kosovë

WikiLeaks konfirmon: Al-Qaeda ishte në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In