• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka tym të bardhë për Vllazninë, klubi peng i Bashkisë

by A R
09/06/2020 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do të privatizojmë klubin. Do të rregullojmë problemin e pagave. Do të ndërtojmë një Vllazni kampione“, – deklaronte me të madhe herë pas here kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Fjali që në fund kanë shërbyer vetëm për barsoleta në Shkodër, pasi në realitet Vllaznia lëngon dhe është në gjendje skandaloze.

Kuqeblutë kaluan nga ferri i Kategorisë së Parë, në ferrin e Superiores me 1001 probleme. Privatizimi nuk duket, premtimet e znj. Ademi janë fjalë politikanësh, që nuk e kanë për turp të bërtasin me të madhe dhe të mos bëjnë asgjë. Në fund, vuajtjet më të mëdha i kanë tifozët shkodranë, sepse janë ata që paguajnë miliona lekë nga taksat e tyre që shkojnë për një klub pa zot, pa krye… po themi që shkojnë vetëm në klub!

Hija e privatizimit – Kur mendohej se Vllaznia nuk kishte asnjë shpresë, pasi privatizimi i saj ishte kthyer në një labirinth nga lojërat sipër dhe poshtë tavoline të Bashkisë, shfaqet Alban Xhaferi. Presidenti i ekipit të basketbollit ka një ndjeshmëri të madhe për sportin dhe me klubin e basketbollit ka treguar se mund të bëjë mirë. Ai ka investuar në lojtarë dhe Vllaznia po lufton për tituj në arenën kombëtare, ndërsa po paraqitet mirë dhe në Ballkaniadë.

No description available.

Prezantimi i trajnerit Hysen Dedja nga kryebashkiakja Ademi dhe administratori Suad Lici

Xhaferri aspiron që të marrë drejtimin e klubit të futbollit. Ai së bashku me stafin e tij përpiluan një letër ku argumentonin qartë se pse e duan klubin dhe rrugën se si mund ta marrin. Një iniciativë e tillë duhet të ishte pritur me tapet të kuq nga Bashkia Shkodër, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Praktikisht, Bashkia ka mbyllur dyert dhe duan që të vazhdojnë administrimin e klubit.

Pse? Një pyetje 1 milion dollarëshe, pasi në Shkodrën e 100 problemeve, duket luks i tepërt për një Bashki që të mbajë barrën e rëndë të kuqebluve. E megjithatë, arsyeja dihet, përtej delikatesës dhe frazave të kujdesura, klubi shkodran është përdorur ndër vite për abuzime dhe punësime të militantëve.

Xhaferri mund të dështojë totalisht, pasi shpenzimet nuk janë të njëjta si në një klub basketbolli në krahasim me një klub futbolli. Menaxhimi është shumë më i vështirë, por duket e pakuptimtë sjellja e Bashkisë, kur duhet të ishte vetë e interesuar për gjetjen e një presidenti.

No description available.

No description available.

Next Post
Aksident tragjik në Memaliaj/ Humbin jetën dy mësuesit, po ktheheshin nga shkolla ku jepnin mësim

Përplasja e 2 automjeteve shkakton një të vdekur, arrestohet një person në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

October 29, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

October 29, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In