• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

S’ka tym të bardhë! Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

by B K
15/05/2025 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i parë i presidentes Vjosa Osmani me kryetarët e partive më të mëdha shqiptare në Kosovë nuk solli rezultat rreth zgjidhjes së ngërçit politik që do të çonte në konstituimin e Kuvendit.

Pas takimit, Osmani tha se kishte “optimizëm minimal” por që mund të rritet me kalimin e kohës. Ajo paralajmëroi edhe takime të tjera me liderët gjatë javës së ardhshme dhe konfirmoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse vlerëson se nuk ka ndonjë zgjidhje.

“Unë nuk kam dashur që tani të ndërmarr një hap [t’i drejtohet Kushtetueses] që mund të shkaktojë më shumë polarizim sesa unifikim e ajo nuk është çka i duhet Kosovës mirëpo në qoftë se shihet e nevojshme sepse asesi nuk dalin nga kjo bllokadë atëherë nuk mund të lejojmë rrezikim të interesave shtetërore por duhet patjetër të ecim përpara”, tha Osmani.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk doli para gazetarëve për të treguar për takimin, por kundërshtarët e tij politikë thanë se nuk pati ndonjë ndryshim në qëndrime.

“Ne shkuam në takim për t’i shprehur qëndrimet tona, për të dhënë kontributin për të gjetur një zgjidhje nga kjo situatë, nuk besoj që ka dal tym i bardhë siç po shihet, nuk e di a po shihni që ka tym diku”, tha kreu i PDK, Memli Krasniqi.

Për kreun e Lidhjes Demokratike, tha se ishte shqetësuese fakti që Kurti nuk e sheh si urgjencë konstituimin e Kuvendit.

“Ajo që më habiti shumë ishte fakti që na tha se s’ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është çështje mediatike e jo e popullit të Kosovës e për këtë nuk pajtohem fare është çështje shumë urgjente. Të lësh vendin pa institucione, të mblidhet 16 herë pa asnjë rezultat dhe pa asnjë shpresë në horizont është çështje shumë urgjente për Republikën e Kosovës”, tha kreu i LDK, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish përsëriti qëndrimin për një kryeparlamentar që do të ishte i pranueshëm për të gjithë.

“Kemi dhënë idenë tonë që me ec përpara pra që do ta votonin një kandidat për kryetar Kuvendi një person unifikues, në mënyrë që të kalojë në etapën tjetër, edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”, u shpreh kreu i AAK, Ramush Haradinaj.

Gjatë së enjtes, Osmani, priti në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, ku dëgjoi këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.

Next Post
Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona

Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In